Shqipëria Postuar më 21 Shkurt 2025, 14:29

Sa veprime bankare realizohen përmes telefonit?- BSH: Në 2024 u regjistruan 22% më shumë transaksione me home banking

Nga Ledina Elezi

Sa veprime bankare realizohen përmes telefonit?-  BSH: Në 2024 u

Kontroll i gjendjes së llogarisë, i historikut të transaksioneve, realizim i transfertave ndërmjet llogarive bankare, shlyerja e faturave të energjisë elektrike, ujit, të telefonit, gjobave të policisë, pagesave të kartës së kreditit, taksave dhe kryerja e shumë transaksioneve të tjera, vetëm nëpërmjet një aplikacioni në telefon, apo faqeje interneti të bankës. Ky është home banking, apo e thënë ndryshe bankingu në shtëpi, përmes të cilit mund të realizohen të gjitha këto shërbime, pa qenë nevoja e paraqitjes në degët fizike të bankave. Por, sa përdoret nga shqiptarët?

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë 2024 janë realizuar gjithsej 9.3 milionë transaksione nëpërmjet aplikacioneve të bankave, apo faqes së tyre të internetit. Kjo shifër ka pësuar një rritje me 22% në krahasim me vitin 2023. Sipas statistikave zyrtare, shuma e transaksioneve të realizuara me home banking kap shifrën e 2.3 miliardë lekëve, 19% më tepër se në vitin pararendës.

Rritja më e madhe në numër se në vlerë tregon që në 2024 janë realizuar më shumë transaksione, por jo domosdoshmërisht edhe shuma e tyre kanë qenë tepër e lartë. Pavarësisht se viti 2024 ka shënuar numrin dhe vlerën më të madhe të veprimeve, nëse e përllogarisim në terma të rritjes, atëherë rezulton se në një hark kohor prej 10 vitesh, 2018 ka qenë viti me rritjen më të madhe në përqindje.

Në vitin që lamë pas, dhjetori ka shënuar numrin dhe vlerën më të lartë të veprimeve me home banking, ndërsa janari më të ultën. Konkretisht, në fillim të vitit rezultojnë të jenë kryer rreth 651 mijë veprime përmes telefonit, ndërsa në fund të vitit mbi 940 mijë. Shifrat flasin për një rritje konstante të transaksioneve të realizuara me bankingun në shtëpi nga muaji në muaj. 

Realizimi i transfertave përmes aplikacioneve bankare në telefon kursen shumë më tepër kohë në vend të atyre që kryhen pranë degëve fizike të bankave. Transaksionet financiare shpesh mund të përfundojnë brenda pak minutash në shtëpi.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat