Sa u mbuluan dëmet nga aksidentet në 2024? - AMF: Shifra rekord të pagesave nga kompanitë. Kartoni Jeshil, rritje me 98%
Viti 2024 është mbyllur me një bilanc pozitiv për sa i përket dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit të jetës dhe jo jetës. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje me 24% të dëmeve të paguara nga shoqëritë e sigurimit. Konkretisht, vlera e totale e pagesave të dëmeve rezulton në 8.6 miliardë lekë, teksa 72% e tyre janë paguar në kuadër të sigurimit të automjeteve.
Nëse bëjmë një krahasim të dëmeve në bazë të numrit, rezulton se në 2024 janë paguar mbi 73 mijë dëme, 70 mijë prej të cilave nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 3 mijë nga shoqëritë e sigurimit të Jetës. Numri i dëmeve të paguara për sigurimin e jetës rezulton me një rënie prej 25%, ndërsa ato të sigurimit të jo jetës me një rritje prej 19%.
Por, cili prej produkteve të sigurimit të jo jetës ka pasur rritjen më të madhe të dëmeve të paguara?
Dëmet e paguara për Karton Jeshil kanë pësuar një rritje rekord prej 98% në krahasim me 2023. Ndërkohë, vlera e pagesave të dëmeve për MTPL e brendshme dhe sigurim kufitar është ndjeshëm më e ulët, përkatësisht 26% dhe 17%. Gjatë 2024, edhe primet e shkruara bruto për sigurimin kufitar pësuan një rënie të konsiderueshme.
Pavarësisht se ka një rritje të numrit dhe vlerës totale të dëmeve të paguara në 2024, edhe dëmet pezull, pra që nuk janë paguar akoma ose kanë kaluar në gjykatë, janë rritur. Nga statistikat zyrtare rezultojnë rreth 6.9 miliardë dëme pezull të shoqërive të sigurimit të jo-jetës në 2024.
Një numër më i madh dëmesh të paguara në 2024 lidhet edhe me shifrat rekord të aksidenteve të regjistruara gjatë atij viti. Sipas Institutit të Statistikave, numri i aksidenteve pësoi një rritje me gati 30% në krahasim me vitin 2023.
Sondazh

Dekret për qendrat e emigrantëve në Shqipëri - Italia shqyrton mundësinë e një ligji të ri për të zbatuar marrëveshjen
Qeveria italiane është e vendosur të mos pezullojë marrëveshjen me Tiranën për qendrat e emigrantëve dhe po shqyrton rinisjen me anë të një dekreti të......

Franca dhe Emiratet Arabe, projekt për “IA” - Do të ndërtojnë një qendër të dhënash me vlerë deri në 50 mld USD
Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord për të ndërtuar një qendër të dhënash 1 gigavat kushtuar inteligjencës artificiale. Investimi pritet......

Hartë e re për verërat shqiptare - Përcaktohen zonat e kultivimit. Shqipëria me standarde evropiane
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Vlorë ka hapur tenderin me objekt studimi për përcaktimin e zonave të prodhimit të rrushit për verë. Sipas......

Kosovë, si reaguan partitë pas zgjedhjeve? - Kurti vlerëson procesin. PDK, e kënaqur me rezultatin
Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e së dielës në Kosovë, sipas rezultateve preliminare të publikuara......

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë - Por, rezultati “imponon” formimin e një koalicioni qeverisës
Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, u rendit e para në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë, por me shumë gjasa i duhet të negociojë......

BE do të nisë blerjen e përbashkët të hidrogjenit - Platforma e re do të sigurojë marrëveshje më të mira për mineralet kritike
Bashkimi Evropian do të nisë operimin e platformës së blerjeve të përbashkëta për burimet kritike me blerjen e hidrogjenit në shtator të këtij viti. Më pas......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje duke u blerë sot me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Në raport me javën......

Cilat janë rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë?
Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, nisi menjëherë sapo u mbyll procesi i votimit. Referuar të dhënave të deritanishme të Komisionit......