Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve? - 5.7 milionë euro taksa për regjistrime të reja dhe makinat ekzistuese
Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë një tendencë në rritje të preferencave për automjete luksoze.
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të përpunuara nga SCAN TV, tregojnë se përgjatë vitit 2023, qytetarët kanë paguar afro 1.8 milionë euro taksa për regjistrim fillestar për automjete luksoze, ndërsa në 2024 kjo shifër ka shkuar në 2.4 milionë euro.
Në krahasim me një vit më parë, regjistrohet një rritje prej 33.3 për qind, çka tregon edhe shtimin e numrit të automjeteve luksoze në vend, duke qenë se është një tarifë që paguhet vetëm në momentin e regjistrimit të tyre.
Nga ana tjetër edhe taksa e përvitshme për automjetet luksoze ka njohur një rritje me 13.7 për qind, duke bërë që luksi tu kushtojë këtyre individëve afro 3.3 milionë euro.
Automjet luksoz konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: Cilindratën e barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose Vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 milionë lekë.
Vlera e mjetit, llogaritet si vlera kur mjeti regjistrohet për herë të parë ose/dhe sa herë ndryshon pronësia e tij. Vlera e mjetit, për efekt të klasifikimit “Automjet Luksoz”, reduktohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur.
Taksa e regjistrimit të automjetit luksoz është në masën 70,000 lekë dhe cila paguhet në momentin e regjistrimit. Taksa e përvitshme për mjetet luksoze është në nivelin 21,000 lekë.
Këtë vit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një projekt pilot me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë për të krahasuar individët që zotërojnë makina luksoze me deklarimin e tyre të të ardhurave personale, (DIVA) si fazë e parë e këtij projekti dhe në të ardhmen për të zgjeruar shkëmbimin e informacionit lidhur me asetet e tjera të tatimpaguesit.
Sondazh

Firmat farmaceutike, objektivi i radhës i Trump - Kompanitë e BE-së mund të zhvendosen në SHBA, në rast tarifash
Kompanitë farmaceutike në BE kanë paralajmëruar për një "rrezik eksodi" drejt SHBA-së, ndërsa aksionet në këtë sektor ranë në të gjithë botën pas kërcënimit......

Pensionet me Italinë, zbatimi nis në qershor - Përfitues në vitin e parë pritet të jenë 1387 persona
Në muajin qershor do të nisë zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë. Në Romë, zëvendësministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Olta Manjani,......

5 herë më pak imigrantë të paligjshëm në Shqipëri - Ndikoi kthimi i Sirianëve. Pjesa më e madhe erdhi nga Azia
Numri i imigrantëve të parregullt të kapur në pikat kufitare të Shqipërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave të......

Subjektet politike “ndezin motorët” e fushatës - Një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit
Subjektet politike, që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit nisin sot fushatën elektorale. Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë......

Euro kap nivelin më të lartë në 3 vjet - Ari vazhdon të 'mbretërojë' si aseti më i sigurt në bursat globale!
Euro u rrit në nivelin më të lartë në më shumë se tre vjet kundrejt dollarit amerikan gjatë seancës aziatike të së premtes, ndërsa investitorët vazhduan të......

Rënie e fortë për Paundin dhe Dollarin – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 87.2 lekë dhe është......

Zgjedhjet e 11 majit, Komisioneri Dervishi takon shefin e Misionit të ODIHR-it - "Nuk janë paraqitur ankesa për shkelje"
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me shefin e Misionit të Zyrës së......

Prezantohet platforma e-Visitor, do të sigurojë të dhëna për “trafikun” e turizmit-Kryeministri Rama: Investimet do vijojnë, fokusi duhet tek cilësia
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan një takim në Durrës me fokus strategjinë e turizmit 2030. Në fjalën e......