Sa u ankuan për Prokurimet Publike në shtator? - 10.6 milionë lekë për t’u arkëtuar në buxhetin e shtetit
Për muajin shtator, ankesat drejtuar Komisionit të Prokurimeve Publike, janë regjistruar 98 në total. Por ankesat sipas fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimi ndahen në 29 për Dokumentet Standarde të Tenderit, 69 për vlerësim ofertash.
Ndërkohë për ankesat sipas llojit të kontratës ndahen në 43 për mall, 17 për shërbime dhe 9 për punë publike.
Por referuar qarqeve, sipas Buletinit mujor, kryeson qarku i Tiranës nga ku janë adresuar në KPP 71 ankesa, ndërsa ai i Durrësit dhe Shkodrës kanë nga 5 ankesa përkatësisht, qarku i Fierit me 4 ankesa.
Por si paraqitet situata financiare për muajin shtator?
Sipas raportit, tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi janë arkëtuar rreth 26 milionë lekë. Ndërkohë, tarifa financiare të cilat u janë kthyer Operatorëve Ekonomikë, në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë 7.1 milionë lekë.
Për tarifat financiare të cilat janë për t’u derdhur në buxhet të shtetit në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë rreth 10.6 milionë lekë.
Sondazh

Ekopuls
E mërkurë, 20:00

GDP
E martë, 21:00

Box to Box
Nga e hëna në të premte, 16:00-17:00

Rreziqet globale të ndryshimeve klimatike - 50% e qyteteve kryesore do të përballen me katastrofa natyrore deri në 2050
Gjysma e qyteteve më të mëdha në planet do të kërcënohen nga një ose më shumë rreziqe që lidhen me ndryshimet klimatike deri në vitin 2050, sipas raportit të......

Çfarë “moshe” kanë ndërtesat e kryeqytetit? - Gati 90% e banesave në Tiranë u ndërtuan pas vitit 1980
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ka përjetuar një rritje të ndjeshme të popullsisë dhe ndërtimit të banesave gjatë dekadave të fundit. Sipas të dhënave të......

Impiant për hidrogjenin e gjelbër në Serbi - Projekti do të realizohet me mbështetjen financiare të Gjermanisë
Serbia po realizon projektin e parë pilot për hidrogjenin, HyDSerbia, në bashkëpunim me firmën energjetike me bazë në Leipzig, Gjermani. Qeveria gjermane......

“Rrjet i ri Bashkëpunimi për Sigurinë Kibernetike” - Tafa: Kemi bërë progres. Jemi gati ta ndajmë eksperiencën tonë me vendet e rajonit
Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë kibernetike është thelbësor për përballimin e sulmeve dhe kërcënimeve të ndryshme kibernetike, por edhe për......

Rrugët, plani i rritjes së BE dhe arsimi - Pr.buxheti 2025, Malaj: Sektorët që do të jenë prioritet për t’u financuar
Arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe plani i rritjes së Bashkimit Evropian janë prioritetet e financimit në projektbuxhetin e vitit 2025”. Gjatë......