Shqipëria Postuar më 8 Dhjetor 2025, 13:47

Sa të përfaqësuar janë të rinjtë shqiptarë sot? - Hajdari: S’ka suport në tregun e punës. Tasho: Të rinjtë e viteve ’90, më entuziastë

Nga Fabjona Pasho

Sa të përfaqësuar janë të rinjtë shqiptarë

35 vjet më parë, më 8 dhjetor 1990, pikërisht në qytetin studenti nisi lëvizja studentore, shkëndija e parë e rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Filloi si një protestë për kushtet baze në konvikte dhe përfundoi si një lëvizje politike që solli ndryshimin e sistemit. Por sot, 35 vjet më vonë, sa të përfaqësuar janë të rinjtë shqiptarë?

“Sot të rinjtë kanë shumë potencial, por fatkeësisht përfaqësimi i tyre nuk është në nivelet ku duhet të jetë. Kemi situate ku të rinjtë nuk përfshihen as në proceset e vendimarrjes, ose në ato procese ata janë thjesht si pjesë formale. Kjo gjë krijon një boshllëk mes energjisë dhe mundësive që atyre I’u ofrohen. Hapësirat që atyre iu krijohen janë të pakta dhe konkurrenca është shumë e lartë”, thotë Ritvana Hajdari, student dhe speicaliste e politikave rinore.

Megjithatë, sipas të rinjve të viteve ’90, ditët e sotme të rinjtë nuk kanë të njëjtin entuziazëm.

“Nisi me kërkesa ekonomike, të cilat u transformuan në kërkesa politike. Entuziazmi ishte I paparë në atë periudhë. Ne mezi prisnim të vinte dita e re, sepse për ne e nesërmja nuk ishte thjesht një ditë e re, por ishte e ardhmja. Sot shoh flegmatizëm, nuk shoh entuziazëm tek rinia. Mjaftohen me një “ikim jashtë”. Në fakt, ndryshimi duhet të vijë pikërisht nga rinia”, thotë Roland Tasho, fotograf dhe pjesëmarrës në Lëvizjen e Dhjetorit.

Megjithatë, të rinjtë këtë mungesë entuziazmi e justifikojnë me mungesën e suportit në tregun e punës, por edhe në vështirësitë që hasin në jetën e përditshme.

“Përgjithësisht, të rinjtë shfaqen shumë entuziastë për tregun e punës, por përballen me një realitet dhe me një sistem, i cili shumicën e rasteve nuk i mbështet. Shumica e të rinjve shprehen se e kanë shumë të vështirë që të gjejnë një punë që përputhet me formimin e tyre”, thotë Hajdari.

Sipas të rinjve, duhet të hartohen politika, në mënyrë që të rinjtë të kenë një përfaqësim sa më dinjitoz dhe të dëshirojnë të jetojnë dhe të investojnë në vendin e tyre, jo të shohin emigrimin si zgjidhje.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat