Sa tatim mbi qiratë paguan shqiptarët? - Në 2025-ën, 5 mln euro më shumë se viti 2024. Ndikim, AirBNB dhe Booking

Shqiptarët kanë paguar më shumë tatim mbi qiratë gjatë vitit 2025, duke përfshirë qiratë afatgjatë dhe ato ditore për apartamente që punohen përmes platformave AirBnB apo Booking.
Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, tregojnë se tatimi i arkëtuar nga qiratë në vitin 2025 është 5.8 miliardë lekë apo 58 milionë euro, ndërsa në vitin 2024 ka qenë në 53 milionë euro. Rritja regjistrohet në rreth 5 milionë euro apo 8.5 %. Ndërsa në raport me vitin 2023, kapërcimi është rreth 10 milionë euro.
Rritja e numrit të turistëve nga viti në vit ka bërë që edhe më shumë prona të dalin në treg nga qytetarët, duke u dhënë me qira afatshkurtër. Po ashtu edhe çmimet e qirave mujore afatgjatë kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit që lamë pas sidomos në kryeqytet, duke sjellë më shumë përfitime për qytetarët por edhe për buxhetin e shtetit.
Gjatë vitit 2025 u ndërmor dhe reforma antiinformalitet në sektorin e akomodimit, sidomos i përqendruar në qiratë afatshkurtër me AirBnB dhe Booking, që mesa duket ka dhënë ndikim.
Kjo reformë po vijon edhe këtë vit, ku qytetarëve dhe bizneseve u është kërkuar që të deklarojnë të ardhurat përmes DIVA 2025, pasi në të kundërt do të penalizohen.
Rritja është e konsiderueshme, pavarësohet se tregu i qiradhënies ka probleme me informalitetin dhe jo të gjithë e deklarojnë atë.
Por sa është norma tatimore që paguhet mbi qiratë? Sipas ligjit në fuqi “për tatimin mbi të ardhurat” , të ardhurat nga qiratë e pasurive të paluajtshme trajtohen si e ardhur nga investimet dhe tatimi i aplikuar në burim është 15 për qind e vlerës së qirasë mujore. Pra nëse qiraja është në vlerën 50 mijë lekë në muaj, tatimi që duhet paguar është 7500 lekë në muaj.
Në rastin kur një individ ia ka dhënë pronën me qira një subjekti të regjistruar, ky i fundit është përgjegjës për mbajtjen, deklarimin dhe pagesën e tatimit në burim për llogari të organit tatimor.
Kur qiramarrësi është një person i paregjistruar, si në rastin e turistëve vendas apo të huaj, individi qiradhënës si përfitues i të ardhurave, është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor, tatimin në burim jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa. Ndërsa për qiratë afatshkurtër deklarimi bëhet përmes DIVA dhe mbi të ardhurat, tatimi aplikohet në masën 15 %.
Administrata tatimore shqiptare ka nisur një bashkëpunim me administratën tatimore irlandeze për investigimin e individëve që përfitojnë të ardhura nga platformat Booking dhe AirBnB dhe nuk i deklarojë ato. Ndërsa para pak ditësh u ka dërguar një njoftim individëve që përfitojnë të ardhura nga AirBnB, duke u kërkuar që të bëjnë deklarimet përkatëse përmes DIVA-s.
Të dhënat nga tregu i strukturave akomoduese me qira afatshkurtër tregojnë aktualisht në platforma të ndryshme rezervimi, figurojnë mbi 18 mijë njësi me qira afatshkurtër aktive.
Tirana, më e sigurt se Londra dhe Parisi/ Indeksi i Sigurisë e rendit Shqipërinë në nivel të mirë në Ballkan dhe kontinent
Indeksi i sigurisë për vitin 2026 i publikuar nga Numbeo vendos Tiranën në vendin e 74-ët në Europë me 59.9 pikë, duke e klasifikuar kryeqytetin shqiptar në......
Riformatohet tregu i pagesave në Shqipëri - Me hyrjen në BE, rregulla të reja për licencimin e institucioneve të pagesave
Me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian pritet të ndryshojnë edhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet për t’u licencuar si institucion......
Kontrolle të befasishme në hotele dhe AirBnB - Plani sektorial i turizmit 2026. Verifikim për punonjësit, pagat dhe xhiron
Të gjitha strukturat që operojnë në sektorin e turizmit do të jenë në shënjestër të planit sektorial 2026 i cili do të zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme......
Peshkun e shesim shtrenjtë, por e konsumojmë të lirë/ Bilanci tregtar, negativ. Ndërsa konsumi rreth 8-9 kg për person në vit
Shqipëria po eksporton gjithnjë e më shumë produkte peshku, por njëkohësisht mbetet e varur nga importet për të furnizuar tregun vendas. Të dhënat më të......
Mbi 1 miliard lekë për arsimin e lartë - Investime për kërkimin, digjitalizimin dhe lidhjen me tregun e punës
Arsimi I lartë në vend pritet të hyjë në një fazë reformimi, ku masat shoqërohen me një plan të detajuar financiar. Sipas planit të veprimit për politikat e......
Ekonomia greke, në "lupën" e Fitch - Cilat janë pikat "kyçe" që do të shqyrtojë agjencia e vlerësimit të kreditit?
Qeveria greke po pret vendimin e Fitch mbi ekonominë e vendit, mes pasigurive të vazhdueshme për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe pasi ka rishikuar......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë sërish pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë......
“Nafta mund të rritet në 125 dollarë për fuçi” - Kreu i FMN paralajmëron rreziqet për ekonominë globale
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se ekonomia globale rrezikon të përballet me një "rezultat shumë më të keq" nëse lufta në Lindjen e......


