Sa rëndësi ka një Akademi Sipërmarrjeje? - Bajraktari: Duhet të jetë edhe pjesë e universiteteve

Një akademi sipërmarrjeje, po fiton rëndësi për të rinjtë që duan të zhvillojnë bizneset e tyre. Shumë ide të reja lindin çdo ditë, por pa njohuri të bazuara financiare, plan biznesi dhe hulumtim të tregut, këto ide mund të mos shndërrohen në projekte funksionale. Sipas konsulentes së biznesit Aneida Bajraktari, nevoja e një akademie sipërmarrjeje shihet për të konkretizuar idetë e biznesit.
Aneida Bajraktari Konsulente biznesi: Akademia e sipërmarrjes, mendoj është shumë e nevojshme sepse sjell shumë njerëz dhe të rinj që kanë ide, por shumë pak dinë si ti kthejnë në biznese funksionale. Shpesh e nisin me shumë entuziazëm, por nuk kanë njohuritë bazë financiare, plan biznese, hulumtim i tregut dhe kjo mund të sjellë dështime, dhe zhgënjim.
Bajraktari thekson se akademitë e sipërmarrjes mund të jenë pjesë e universiteteve, pavarësisht fushës së studimit, pasi idetë më të forta shpesh lindin nga zgjidhja e problemeve reale në inxhinieri, shkencë apo mjekësi.
Mendoj që academia mund t’i japi sipërmarrësve bazën e duhur, i mëson si të zhvillojnë idetë, sit ë menaxhojnë financat, si të marrin vendime të mira, si të shmangin gabimet më të zakonshme që sipërmarrësit bëjnë, pra nuk është vetëm teori, por është praktikë, është mentorim, është lidhje reale me tregun. Mendoj gjithashtu që academia, mund t’i ndërtoj sipërmarrësit me mendësinë sipërmarrëse, se është mundësi për të gjithë ata që nuk e kanë menduar ndonjëherë. Një akademi mund t’i hapi këtë perspektivë, për t’i treguar që biznesi ështëpër të gjithë ata që kanë një zgjidhje për një problem real. Duhet të jetë pjesë e çdo universiteti një akademi e tillë, pavarësisht fushës së studimit. Idetë më të forta mund të vijnë nga inxhinieria, shkenca, mjekësia, sepse aty lindin problemet reale.
Ndër të tjera theksoi se investimi në njohuri dhe mentorim është një hap i rëndësishëm për të kthyer një ide në një biznes të qëndrueshëm dhe për të ulur rrezikun e dështimit në fillim të sipërmarrjes.
Projekte të reja të Këshillit të Evropës dhe Qeverisë Zviceriane, mbështetje e drejtpërdrejtë për AAPSK
Qeveria Zviceriane dhe Këshilli i Evropës kanë shënuar një hap të ri në mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe......
Bizneset shqiptare në rrugën e inteligjencës artificiale/ Gati 9% e ndërmarrjeve përdorin AI për lehtësimin e proceseve
Përdorimi i inteligjencës artificiale po bëhet gradualisht pjesë e funksionimit të bizneseve edhe në Shqipëri, duke reflektuar një prirje në rritje drejt......
Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport/ Projekti, gati në qershor, HSH: Përcaktohet gjurma e re. Në diskutime për financimin
Kontrata për projektin paraprak për rehabilitimin e linjës ekzistuese Rrogozhinë – Vlorë dhe lidhjen me Aeroportin e Vlorës përfundon në qershor 2026”. ......
Granti i performancës, çfarë ndryshon në 2026? - Farrici: Të gjitha bashkitë vendosen në stad të barabartë
Koncepti i Grantit të Performancës për bashkitë do të thellohet gjatë këtij viti. Kjo u bë me dije nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin......
Si e perceptojnë të huajt Shqipërinë? Indeksi i Fuqisë së Butë: Renditemi në vend të 102 nga 193 shtete
Shqipëria vijon të përmirësojë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga “Brand Finance”, në kuadër të Global Soft......
Bizneset shohin “dritë jeshile” në ekonomi - Rritet ndjesia ekonomike, ndërsa qytetarët ende llogarisin me kujdes shpenzimet
Ekonomia shqiptare duket se ka hyrë në vitin 2026 me më shumë optimizëm, të paktën nga ana e bizneseve. Sipas Bankës së Shqipërisë, në janar është rritur......
Shqiptarët, drejt uniformës ushtarake - Nga pagat, tek infrastruktura. Pse po rritet aq shumë interesi për të qenë pjesë e FA?
Nga viti në vit ka pasur një rritje të interesit për të kontribuuar në sigurinë e vendit. Programi bachelor i Akademisë së Forcave të Armatosura ka kapur një......
Shqipëria krijon shoqëri aksionare “Fondi i Tërmeteve dhe Përmbytjeve” - Kompanitë private të sigurimit do të veprojnë si agjentë për kontratat
Qeveria ka dërguar për shqyrtim në Kuvend projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet”, i cili parashikon krijimin e......


