Sa prona ishin aktive në korrik për Air Bnb? Vlora vijon të ketë numrin më të lartë dhe fluksin më të madh

Tregu i qirave afatshkurtra vijon të përjetojë kulmin gjatë sezonit turistik veror, me mijëra prona që presin çdo ditë turistë shqiptarë dhe të huaj. Të dhënat e AirDNA për korrikun 2026 tregojnë se Vlora mbetet një nga tregjet më të mëdha të Airbnb në vend, ndërsa Durrësi dhe Golemi shfaqin gjithashtu një aktivitet të lartë gjatë muajve të verës.
Në Vlorë, tregu i qirave afatshkurtra numëron 15,855 lista aktive, shifra më e lartë mes destinacioneve të analizuara. Listimi mesatar aktiv ka gjeneruar rreth 5 mijë dollarë të ardhura gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa pronat janë rezervuar në 54% të netëve kur kanë qenë të disponueshme.
Çmimi mesatar ditor në Vlorë arrin në 95 dollarë, duke e bërë qytetin një nga tregjet me tarifat më të larta ditore. Kjo tregon se kërkesa e fortë turistike gjatë sezonit i lejon pronarët të mbajnë çmime relativisht të larta, veçanërisht në periudhën e verës.
Pas Vlorës renditet Durrësi, me 5,803 lista aktive. Listimi mesatar ka gjeneruar rreth 5.3 mijë dollarë të ardhura gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa niveli i rezervimeve ka arritur në 51% të netëve të disponueshme. Çmimi mesatar ditor është 85 dollarë, ndërsa tarifa ditore e ponderuar sipas zënies (RevPAR) është 43 dollarë.
Edhe Golemi mbetet një pikë e rëndësishme e tregut të qirave turistike. Në korrik numëroheshin rreth 1,800 lista aktive, me një të ardhur mesatare prej 4.1 mijë dollarësh për listim gjatë 12 muajve të fundit. Pronat janë rezervuar në 51% të netëve të disponueshme, ndërsa çmimi mesatar ditor ka qenë 80 dollarë.
Në veri të vendit, Shëngjini paraqet një treg më të vogël, por sërish me aktivitet të konsiderueshëm gjatë sezonit. Zona kishte 888 prona aktive, të cilat gjeneruan mesatarisht rreth 2.3 mijë dollarë në vit. Kapaciteti mesatar i zënies ishte 43%, ndërsa çmimi mesatar ditor arriti në 77 dollarë.
Nëse krahasohen këto destinacione, Vlora spikat për numrin e madh të pronave dhe çmimin më të lartë mesatar për natë, ndërsa Durrësi shënon të ardhura mesatare pak më të larta për listim. Golemi, pavarësisht numrit shumë më të vogël të pronave, ruan një nivel të ngjashëm zënieje me Durrësin.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se sezoni veror mbetet periudha kyçe për biznesin e qirave afatshkurtra në Shqipëri. Rritja e numrit të turistëve dhe kërkesa për akomodim pranë detit po e mbajnë të gjallë tregun e Airbnb, duke e kthyer akomodimin afatshkurtër në një burim të rëndësishëm të ardhurash për pronarët në zonat turistike.
31 fires in just 24 hours/ MM: 3 still active, here are the areas where the operation continues
The fire situation in the country appears calmer, while out of 31 fires reported over the last 24 hours, 3 continue to be active and 6 others are being......
How can small municipalities be empowered? - Report/Differentiated fiscal package and review of unconditional transfer
Many municipalities in the country are financially unable to provide the necessary services because they fail to collect revenues and properly manage natural......
Cadastre explains to citizens: Here are the documents needed for land registration with AMTP
The State Cadastre Agency (ASHK) has informed citizens about the documents they must have for registering the Land Acquisition Act (AMTP). According to the......
Fluctuations in the foreign exchange market – Volatility continues for major currencies
The US dollar, although it has had a slight increase in value compared to yesterday, continues to be weak against the local currency, being bought this......
EU reformats enlargement: Gradual integration and stronger rules for new members
The European Union is considering a new approach to enlargement, aiming to accelerate the integration of candidate countries and avoid the deadlocks that......
Population aging weighs on Germany - In the period 2019-2025, social spending increased by 11.5%
The aging population is significantly increasing pressure on Germany's public finances, while social spending has reached a record level, according to an......
Trump threatens Canada with more tariffs - 50% on all cars and trucks from January 1, 2027
US President Donald Trump threatened to raise tariffs on all cars, trucks and auto parts from Canada to 50% starting January 1, 2027, escalating a trade war......
Global oil prices continue to fall - Investors "ignore" the latest US sanctions on Iran
Oil prices fell further on Tuesday, with investors shrugging off the impact of the latest U.S. sanctions on Iran. Brent crude futures fell 90 cents to $91.27......


