Sa pritet të fitojnë pronarët e Airbnb në Shqipëri gjatë 2026-ës? Vilat me pamje nga deti në jug po arrijnë deri në 4 mijë euro të ardhura mujore

Tregu i qirave afatshkurtra përmes platformave Airbnb po fiton gjithnjë e më shumë peshë në Shqipëri, duke u kthyer në një nga format më fitimprurëse të akomodimit turistik. Ndërsa turistët po kërkojnë eksperienca më fleksibël dhe më private, apartamentet dhe vilat me qira ditore po konkurrojnë gjithnjë e më fort me hotelet tradicionale, sidomos gjatë sezonit veror.
Sipas një studimi të “Investropa”, Shqipëria po ndjek të njëjtin trend që po shihet në shumë vende të Europës Jugore, ku Airbnb po shndërrohet në një burim të rëndësishëm të ardhurash për pronarët e apartamenteve dhe vilave turistike. Në nisje të vitit 2026, çmimet për një natë qëndrimi në Shqipëri variojnë deri në 1.8 deri në 2.5 herë mes zonave më të shtrenjta dhe atyre më ekonomike, duke treguar diferenca të mëdha mes destinacioneve bregdetare premium dhe qyteteve apo zonave më pak turistike.
Megjithatë, diferencat në treg mbeten të mëdha. Për shumicën e listimeve në vend, fitimet mujore luhaten nga 200 deri në 1,500 euro, ku apartamentet në qytete gjatë sezonit të ulët kanë të ardhura më modeste, ndërsa pronat në bregdet gjatë verës arrijnë fitime shumë më të larta.
Zonat bregdetare vijojnë të dominojnë tregun gjatë sezonit veror. Destinacione si Ksamili dhe Dhërmiu po rezultojnë ndër më fitimprurëset për pronarët e vilave dhe apartamenteve me pamje nga deti. Sipas të dhënave të studimit, listimet më të suksesshme në këto zona mund të gjenerojnë të ardhura mujore nga 2,500 deri në 4,000 euro gjatë kulmit të sezonit turistik.
Një shembull i marrë nga raporti tregon se një vilë me dy dhoma gjumi në jug të vendit, e cila jepet me 150 euro nata dhe arrin një normë zënieje prej 80% gjatë muajit korrik, mund të sigurojë rreth 3,600 euro të ardhura vetëm në një muaj.
Sipas analizës, Shqipëria ka norma konkurruese të zënies së akomodimeve krahasuar me vendet e tjera të Europës Jugore, edhe pse mbetet disi pas destinacioneve më të konsoliduara si Kroacia apo Greqia. Kjo lidhet kryesisht me sezonin më të shkurtër turistik dhe me zhvillimin ende të kufizuar të turizmit jashtë verës.
Një nga faktorët kryesorë që ndikon në suksesin e një Airbnb në Shqipëri është aftësia për të tërhequr turistë gjatë gjithë vitit. Pronat që ofrojnë ambiente komode, ngrohje të mirë dhe kushte të përshtatshme edhe për muajt jashtë sezonit po rezultojnë më të suksesshme, sidomos për turistët kulturorë apo nomadët digjitalë që po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë si destinacion afatmesëm.
Siguria në Korridorin VIII dhe Adriatiko-Jonian - Komuniteti i Transportit, studim për zonat e pushimit dhe parkimet
Komuniteti i Transportit do ndërmarrë një studim rajonal për vlerësimin e gjendjes aktuale të zonave të pushimit dhe parkimeve të sigurta përgjatë rrjetit......
Anëtarësimi në BE, sa ka avancuar Shqipëria? - Mblidhet Këshilli i Integrimit/ Dhuka: Kemi marrë 101 piketa mbyllëse
Shqipëria po avancon me plotësimin e detyrave të lëna nga Komisioni Europian në kuadër të procesit të integrimit. Në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar......
Legalizimet, 3224 qytetarë marrin aktet e pronësisë - ASHK: Dokumentet me vulë digjitale në e-Albania
Kadastra Shqiptare bën të ditur se gjatë muajit Prill janë miratuar 3224 vendime legalizimi për qytetarët në të gjithë vendin, në kuadër të procesit të......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke regjistruar kështu një rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën djeshme teksa është blerë......
Praktikat më të mira për administrimin e pasurive të paligjshme, AAPSK bashkëpunon me Italinë
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara,......
SHBA dhe Irani shkëmbejnë zjarr në Hormuz - Presidenti Trump thotë se armëpushimi është në fuqi
Ushtria amerikane tha se ka interceptuar sulme ndaj tre anijeve të Marinës në Ngushticën e Hormuzit të enjten dhe është përgjigjur me sulme vetëmbrojtëse.......
Gati testimi i AI-së së qeverisë amerikane - Gjigandët e teknologjisë do të vlerësojnë modelet
Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të testojë mjete të reja të inteligjencës artificiale (IA) përpara se ato të publikohen. Firmat teknologjike Google,......
Marrëveshja tregtare, Trump ultimatum BE-së/ Afati deri më 4 korrik, ndryshe tarifa shumë më të larta
Bashkimi Evropian ka afat deri më 4 korrik për të zbatuar plotësisht marrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara ose do të përballet me “tarifa shumë më të......


