Shqipëria Postuar më 7 Prill 2025, 13:25

Sa preken fasonët nga tarifat e SHBA? - Zekja: Eksportet tona do të ndikohen nga taksat e vendosura për Europën

Nga Diamila Leka

Sa preken fasonët nga tarifat e SHBA? - Zekja: Eksportet tona do të

Për importet nga vende të ndryshme të botës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, aplikoi tarifa suplementare.

Ndaj vendit tonë vendosi një tarifë prej 10%, e cila së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi është më e ulët se vendet e rajonit e më gjerë. Por, cili do të jetë impakti në sektorin e prodhimit të veshjeve me material porositësi në Shqipëri?

Florjan Zekja, Kordinator PEA u shpreh se, “Shqipëria eksporton direkt drejt USA diku te 120-130 milion dollar që është një shifër relativisht e ulët dhe nuk është se ndikon shumë. Për më tepër ata që janë eksportues me informacionet që kam, taksa ka qenë 8% dhe është bërë 10%. Nuk është ndonjë taksë e lartë, një shtesë e lartë. Po ta krahasojmë me vendet e rajonit ku Serbia e ka 37%, Turqia 37%, janë taksa shumë më të larta, normalisht e vendosin në vështirësi biznesin eksportues të këtyre vendeve, por Shqipëria ka një specifikë përsa i përket eksportuesve të manifakturës, sepse 90% e eksporteve tona shkojnë në komunitetin europian.

Por cila është “goditja” që mund t’u vijë eksportuesve shqiptarë përmes vendosjes së taksave nga SHBA?

"Në momentin që drejt komunitetit europian janë vendosur taksa 20%, ato normalisht që do afektojnë dhe eksportuesit shqiptarë sepse partnerët tanë kryesorë janë Gjermania dhe Italia, ku zënë pjesën e luanit të produkteve tona, gati 90% të gjithë totalit të prodhuesve shqitparë. Në momentin që do jenë në vështirësi, sektori i modës dhe i tekstileve dhe i këpucëve, në vendet e komunitetit europian, normalisht që do vihet në vështirësi dhe biznesi shqiptar. Por kjo ka dhe një specifikë tjetër, sepse përsa i përket rrobave të punës, ne prodhojmë për shumë partner gjermanë dhe Italian të cilët prodhojnë veshje për ndërmarrjet e automotive, dhe nëse një të ardhme këto ndërmarrje do kenë një rënie të fuqisë punëtore, ajo do të reflektohet edhe në prodhimin e veshjeve të punës nga ana e bizneseve shqiptare. Kështu që kjo është një efekt domino i cili jo direkt nëpërmjet taksës 10% ndikon tek biznesi shqiptar, por në mënyrë indirekte se jemi pjesë e komunitetit europian”, tha ai.

Sipas tij, këto tarifa kanë shkaktuar tërmet, por nëse nuk merren masa, situata do të përkeqësohet edhe më tej.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat