Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2025, 11:18

Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje? - Forcat e Luftimit “përthithin” 2.7 mld lekë

Nga Ledina Elezi

Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje? - Forcat e Luftimit

Përgjatë 4 muajve të parë të 2025 janë shpenzuar 8.2 miliardë lekë për mbrojtjen nga 52.7 miliardë lekë që planifikohen për t'u shpenzuar në total deri në fund të këtij viti.

Nëse bëjmë një krahasim ndërmjet programeve për mbrojtjen, rreth 32% e shpenzimeve të Ministrisë ose gati 2.7 miliardë lekë kanë shkuar për Forcat e Luftimit, 24% e parave i janë kushtuar mbështetjes për ushtarakët dhe 23% për mbështetjen e luftimit. Emergjencat civile dhe mbështetja për shëndetësinë përbëjnë vetëm 6% të shpenzimeve faktike në 4 muajt e parë të këtij viti.

Për arsimin ushtarak janë shpenzuar më pak para se për çdo program tjetër, vetëm 4% e buxhetit për mbrojtjen deri më tani.

Megjithatë, sipas Raportit të Monitorimit, duke qenë se buxheti për “Forcat e Luftimit” është më i madh se për çdo program tjetër, deri më tani rezulton të jenë shpenzuar shumë pak në raport me totalin që duhet të shpenzohet deri në fund të këtij viti. Kjo për shkak të realizimit të ulët për projektet e investimeve publike, veçanërisht ato me financim të huaj.

Ky program synon që të mbajë në gadishmëri dhe të përmirësojë kapacitetet Operacionale të Forcës Tokësore, Detare dhe Ajrore. Konkretisht, 1.2 miliardë lekë janë shpenzuar për të mbajtur në gadishmëri 2,597 personel të forcave tokësore, 392 milionë lekë për 688 personel të forcave ajrore, rreth 476 milionë lekë për të mbajtur në gadishmëri 704 personel të forcave detare dhe 285 milionë lekë për 259 kontigjent ushtarak pjesmarrës në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Lidhur me programin Emergjencat Civile, realizimi i fondeve në nivelin 14% në shpenzime korente lidhet kryesisht me realizimin e ulët të fondit të shpërndarë sipas bashkive në formën e transfertës së kushtëzuar për dëmshpërblimin e shtetasve të prekur nga fatkeqësitë natyrore, si dhe për marrjen e masave parandaluese.

Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje? - Forcat e Luftimit Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje? - Forcat e Luftimit

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat