Shqipëria Postuar më 22 Shtator 2025, 09:56

Sa po mbështetet turizmi me kredi nga bankat? AAB: Gjatë vitit të kaluar, huamarrja e bizneseve të këtij sektori arriti në 9.1 mld lekë

Nga Ledina Elezi

Sa po mbështetet turizmi me kredi nga bankat? AAB: Gjatë vitit të

Në një kohë kur turizmi po jep një kontribut të madh për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, a po shtohen më shumë biznese në këtë sektor dhe sa po investojnë ato që janë aktualisht në përmirësimin e cilësisë së shërbimit?

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, numri më i lartë i regjistrimeve të bizneseve të reja gjatë vitit të kaluar, ishte në kategorinë “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” me 4,865 regjistrime apo 27.8%, ndjekur nga sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 15.6%, ku një pjesë e bizneseve operojnë në fushën e turizmit.

Por sa prej këtyre bizneseve në turizëm morën hua për t’u çelur dhe sa prej biznesve ekzistuese morën hua për të kryer investime, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit?

Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) tregojnë se nga viti 2020 deri në 2024, bankat kanë mbështetur sektorin e turizmit me qindra hua të reja, me një vlerë totale mbi 9 miliardë lekë në vit.

Këto shifra përkthehen në më shumë njësi akomodimi dhe shërbimi si hotele, bujtina, resorte, restorante, marina, infrastrukturë, e të tjera, për një Shqipëri gjithmonë dhe me më standarde turistike, shprehet Shoqata. 

Në një hark kohor prej 5 vitesh, 2021 do të regjistronte numrin dhe vlerën më të lartë të kredisë në turizëm, konkretisht 735 hua të marra të cilat kapnin një vlerë prej 9.95 miliardë lekësh. Në 2024 u morën vetëm 6 kredi më pak se në 2023, por shuma e tyre ishte rreth 10.7% më e lartë.

Pavarësisht se kredia në turizëm i është rikthyer një tendence rritëse, ajo vijon të mbetet në nivele të ulëta në krahasim me 2021.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...