Shqipëria Postuar më 25 Shkurt 2026, 13:10

Sa plazhe private ka Shqipëria? - Aplikimet për këtë vit zgjasin deri më 15 mars

Nga Diamila Leka

Sa plazhe private ka Shqipëria? - Aplikimet për këtë vit

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka njoftuar hapjen e aplikimeve për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin veror 2026. Zonat ku lejohet aplikimi janë në Fier, Divjakë, Pogradec-Zvërnez, Vlorë (Plazhi i Vjetër), Spille, Vilë Bashtovë, Rrogozhinë, Shetaj, Hamallaj, Katund i Ri , Proto Romano, Currila, Borsh, Llaman, Lukovë 2, Marac si dhe në Rrjoll.

Por kush mund të aplikojë? Subjektet e licensuara duhet të kenë struktura akomoduese të kategorizuara nga institucioni përgjegjës për turizmin.

Hapësira e plazhit të jetë përpara strukturës akomoduese ose në afërsi të saj. Subjekti duhet të jetë i regjistruar si person fizik ose juridik për ushtrim veprimtarie. Ndërsa aplikimet janë deri më 15 mars.

Por sa stacione plazhi janë në Shqipëri?

Referuar të dhënave statistikore të Agjencisë Kombëtare të bregdetit, viti 2024 ka qenë viti me numrin më të lartë të stacioneve të plazhit në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë dhe jo vetëm, duke arritur në 951 stacione plazhi në total.

Ndërkohë, duke llogaritur nga viti 2021, si një vit pandemik, ka qenë edhe viti me numrin më të ulët të stacioneve të plazhit, me 368 në total.

Ndërsa viti 2022, ka arritur në 442 stacione plazhi dhe për t’u pasuar me vitin 2023 me 721 stacione plazhu, ku vihet re një rritje thuajse e dyfishuar nga viti 2021.

Por, shifrat tregojnë se 2025 ka pasur një ulje të numrit të stacioneve të plazhit, krahasuar me vitin pararendës, duke arritur në 638 stacione plazhi në total. Kjo edhe si pasojë e lirimit të hapësirave publike për ato ndërtime apo subjekte që ishin pa leje.

 

 

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat