Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2025, 11:53

Sa peshë zënë bankat në ekonomi? - BSH: Aktivet, të barabarta me 90.44% të Prodhimit të Brendshëm Bruto

Nga Ledina Elezi

Sa peshë zënë bankat në ekonomi? - BSH: Aktivet, të

Bankat vijojnë të zënë një peshë të konsiderueshme në ekonominë e vendit. Megjithatë, në vitin që lamë pas është regjistruar një rënie e aktiveve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Sipas të dhënave nga Raporti i Mbikëqyrjes Financiare të Bankës së Shqipërisë, aktivet e sistemit bankar janë të barabarta me 90.44% të ekonomisë, që nënkupton se sistemi bankar është pothuajse aq i madh sa e gjithë ekonomia.

Pesha që zë sistemi bankar në ekonomi, e shprehur nëpërmjet raportit të totalit të aktiveve ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), vijon të qëndrojë në nivele të larta, por treguesi ka një rënie me 1.56 pikë përqindje.

Kjo tregon një ulje të madhësisë së sistemit bankar në krahasim me të gjithë ekonominë, pra të pasurisë së sistemit bankar, kredive, depozitave, titujve qeveritarë dhe tw tjera, vlerësuar me të gjitha mallrat që prodhohen apo shërbimet që ofrohen në vend.

Për sa i përket raportit të kredive ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, ai ka pësuar rritje me 1.42 pikë përqindje si pasojë e rritjes më të madhe të portofolit të kredive përkundrejt rritjes së PBB-së.

Ndërkohë, raporti kredi/depozita është në nivelin 49.55% nga 46.07% që ishte në 2023, që nënkupton se për çdo 100 lekë depozita ëshë dhënë 49.55 lekë kredi. Gjatë vitit 2024, treguesi është zgjeruar, për shkak të ritmeve të ndryshme të ecurisë së portofolit të kredisë dhe totalit të depozitave (ku portofoli i kredisë ka njohur rritje më të lartë, kundrejt rritjes së depozitave).

Depozitat e klientëve mbeten burimi kryesor i financimit për sistemin bankar shqiptar, me një peshë prej 80.5% të totalit të pasivit. Struktura përgjatë vitit 2024 reflekton një rritje më të lartë në depozita me afat, pasuar nga llogaritë rrjedhëse, ndërkohë që depozitat pa afat kanë njohur një rritje të lehtë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat