Sa para’ qarkullojnë në sportelet fizike të bankave? - BSH: Veprimet përmes arkës u rritën me 3.3% edhe në 2024
Pavarësisht se pagesat elektronike përmes kartës dhe aplikacioneve të bankave pësuan rritje në vitin që lamë pas, duket se me të njëjtat ritme kanë vijuar edhe veprimet në sportelet fizike të bankave. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se janë kryer 3.3% më shumë veprime bankare nëpërmjet arkës në krahasim me vitin 2023.
Vetëm nga qytetarët janë realizuar rreth 3.6 milionë transaksione në arkë. Gati 67% e këtyre transaksioneve janë depozitim parash, ndërsa 33% rezultojnë tërheqje. Sipas përllogaritjeve, rreth 560 miliardë lekë janë depozituar vetëm përmes arkës, ndërkohë që 407 miliardë lekë janë tërhequr gjatë vitit të kaluar.
Për sa i përket transaksioneve periodike, nga statistikat zyrtare rezulton se në 2024 janë kryer 4.4 milionë transferta kreditimi dhe 15.5 milionë transferta debitimi. Rreth 92 miliardë lekë vlerësohet të jetë disbursimi kredisë, pra depozitimi i fondeve të kredisë në llogarinë e klientit, ndërsa 46 miliardë janë pagesat e interesave të depozitave.
Nga ana tjetër, në tremujorin e fundit të vitit transfertat e debitimit kanë pësuar një rritje në numër, por një ulje të shumës së tyre. Konkretisht, shlyerjet e kartave të kreditit rezultojnë në 16 miliardë lekë, ndërkohë që edhe pagesat e kësteve të kredisë arritën në nivelin prej 62 miliardë lekësh.
Një numër më i madh transaksionesh të realizuara përmes arkës, nënkupton që qytetarët po vijojnë të kryejnë veprime përmes sporteleve fizike të bankave sesa online përmes aplikacioneve të bankave, apo nëpërmjet bankomateve. Kryerja e transfertave të ndryshme në degët fizike të bankave shoqërohet me një kosto më të lartë për qytetarët.
Sondazh

Borxhi global u rrit 7 trilionë USD në 2024 - Huamarrjet e larta, ngadalësimi i rritjes ekonomike shtojnë pasigurinë tregtare
Borxhi global u rrit me rreth 7 trilionë dollarë në vitin 2024 për të arritur në 318 trilionë dollarë, një nivel rekord vjetor dhe një arsye më shumë që......

Kursimi është zgjedhja e shqiptarëve - Si mund t’i përdorin më mirë qytetarët paratë e tyre?
Përgjatë vitit të shkuar, besimi në banka nga ana e qytetarëve vazhdoi, ku stoku i depozitave arriti vlerën e 1.36 trilionë lekëve, ose 13.8 miliardë......

Inteligjenca Artificiale në prokurime, fiskalizim dhe integrimin në BE - AKSHI shton shërbimet proaktive, Kaso: Diella, interes i lartë përdorimi
Ekonomia po ndikohet nga digjitalizimi i produkteve dhe shërbimeve dhe aplikimi i teknologjive të reja komunikuese. Inteligjenca ka ndikuar në tregjet e......

“Mbrojtje konsumatorit, mbështetje bujqësisë” - Guvernatori Sejko, takim me drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në takim Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë të FMN, Riccardo Ercoli. Guvernatori u shpreh se,......

Rruga Fier – Vlorë – Darzezë, në rikonstruksion - Lidhet kontrata 1.52 mln euro, BERZH: Ndikon në zhvillimin e turizmit të aventurës
Segmenti rrugor nga rrethrrotullimi i Sop-it deri në Urën e Darzezës do i nënshtrohet rikonstruksionit, teksa qëllimi është përmirësimi i asesueshmërisë dhe......

Vendet e BE-së kërkojnë “zgjerimin” e taksës së karbonit - Përfshirja e shumë sektorëve do të ndihmonte në shlyerjen e borxhit të Covid
Disa vende të mëdha të BE-së po kërkojnë që taksa e kufirit të karbonit të zgjerohet në vitet e ardhshme për të ndihmuar në ripagimin e mbi 300 miliardë euro......

10 ton mandarina me përmbajtje të lartë pesticidi – Policia arreston 3 persona!
Policia e Shtetit ka bërë me dije sot se si rezultat i një hetimi tremujor, me objektiv goditjen e rasteve të mashtrimit me produkte ushqimore, si dhe......

Investimet e huaja, “frikë” për të dhënat e tyre - Raporti/ “Të plotësohet ligji dhe të jetë i zbatueshëm”
Bizneset që operojnë në vendin tonë ngrenë si shqetësim zbatimin e dobët të rregullores për mbrojtjen e të dhënave, ç’ka sipas tyre ka çuar në shkelje të......