Shqipëria Postuar më 3 Shtator 2025, 13:24

Sa para qarkullojnë në Shqipëri? BSH: Sasia është rritur me 15% që prej vitit 2022

Nga Ledina Elezi

Sa para qarkullojnë në Shqipëri? BSH: Sasia është

Paraja që qarkullon në Shqipëri ka arritur një shifër rekord prej 903 miliardë lekësh në muajin korrik, ndërsa në një hark kohor prej 3 vitesh ka pësuar një rritje me 15%.

Paraja në qarkullim përfshin totalin e kartëmonedhave dhe monedhave të emetuara nga Banka e Shqipërisë, të cilat përdoren nga qytetarët për të kryer pagesa të ndryshme në mënyrë fizike, ndërsa përfshin edhe një pjesë të parave të mbajtura në bankat tregtare, me përjashtim të parave të ngurtësuara, pra ato që ndodhen në depozita.

Sipas agregatit M1, kjo para ka pësuar një rritje me 13.8% llogaritur me korrikun e vitit të kaluar.

Nëse bëjmë një krahasim midis agregatit M1, pra ajo që merret si vlerë e parasë totale në qarkullim dhe parasë jashtë bankave, atëherë kuptojmë që 50% e parasë në qarkullim është jashtë sistemit bankar. Statistikat zyrtare tregojnë se në muajin korrik, në Shqipëri qarkullonin 451 miliardë lekë ose e thënë ndryshe 4.6 miliardë euro jashtë bankave, një rritje kjo me 12% vlerësuar me korrik 2024. 

Pavarësisht se në këtë përllogaritje nuk përfshihen kursimet që qytetarët mbajnë në depozita, nuk mohohet dot fakti se ne vijojmë të jemi një ekonomi shumë e varur nga cash-i.

Ndërkohë, agregati M3 që është treguesi më i gjerë i parasë në qarkullim dhe përfshin paranë fizike që përdorim në përditshmëri, llogaritë rrjedhëse, depozitat apo dhe instrumentet e tregtueshme, rezulton 1.8 trilionë lekë ose 18.4 miliardë euro. Paraja jashtë bankave përbën 24.3% të këtij totali.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat