Shqipëria Postuar më 6 Janar 2025, 13:49

Sa para’ mblodhi KPP në 11 muaj të 2024-ës? - Në buxhetin e shtetit u arkëtuan 53.3 milionë lekë nga tarifat e tenderëve

Nga Diamila Leka

Sa para’ mblodhi KPP në 11 muaj të 2024-ës? - Në

Bazuar në të dhënat e Buletinit të Prokurimeve, në periudhën 11 mujore, janar-nëntor 2024, Komisioni i Prokurimevëe Publike, ka regjistruar në total 1062 ankesa nga operatorët ekonomikë, për procedurat tenderuese.

Sipas Buletinit të muajit nëntor, në atë muaj janë shënuar gjithsej 101 ankesa nga operatorët ekonomikë.

Ndërkohë, referuar ankesave sipas fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimi, për Dokumentet Standarde të Tenderit janë adresuar 35 ankesa, ndërsa për vlerësim ofertash janë 66 në total.

Nga ana tjetër, ankesa sipas llojit të kontratës, janë regjistruar 72 për mall, 17 për shërbime dhe 12 për punë publike.

Në po të njëjta të dhënat, llogaritet se në periudhën 11 mujor të vitit që sapo lamë pas, janë arkëtuar në total rreth 156.7 milionë lekë, të cilat janë tarifa financiare, si garanci për procedurat e prokurimit ndaj operatorëve ekonomikë.

Por, tarifa financiare të cilat i janë kthyer operatorëve ekonomikë në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit, janë rreth 118.5 milionë lekë.

Por para’ do të arkëtohen në buxhetin e shtetit?

Duke i përllogaritur, për periudhën Janar-Nëntor, gjithsej janë 53.3 milionë lekë, tarifa financiare për t’u derdhur në buxhetin e shtetit pas përfundimit të shqyrtimit të procedurave tenderuese.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 6 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 94 lekë dhe shitet me 95.2  lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane duket se ka rikuperuar pikë këtë të hënë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat