Sa para’ ka mbledhur KPP nga tenderët në 6 muaj? - Regjistrohen 501 ankesa, shënohet rënie krahasuar me 2024
Në 6 muajt e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 501 ankesa nga operatorët ekonomikë.
Ndërkohë, qershori është muaji i cili ka regjistruar më shumë ankesa, ndërsa janë përllogaritur 131 të tilla, ndërsa vihet re një rritje e numrit të ankesave, krahasuar me 5 muajt e kaluar.
Por duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë shënuar ulje të numrit të ankesave nga operatorët ekonomik, ku përllogariten 11 ankesa më pak.
Por për çfarë janë ankuar më shumë operatorët ekonomikë?
Për muajin qershor, sipas Buletinit Mujor të Komisionit të Prokurimeve Publike, sipas fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimimi, 65 ankesajanë për Dokumentet Standarde të Tenderit, dhe 66 për vlerësim ofertash. Ndërkohë, qarku i Tiranës kryeson me numrin më të lartë të ankesave.
Po ashtu, në muajin që sapo lamë pas, numrin më të lartë të ankesave e ka pushteti vendor me 47 të tilla, ndërsa pushteti qëndror ka vetëm 14 ankesa.
Por cilat janë tarifat financiare që janë përllogaritur për 6 mujorin e parë?
Sipas të dhënave, tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi në 6 muaj janë rreth 126 milionë lekë.
Ndërsa, tarifa financiare ftë kthyera ndaj Operatorëve Ekonomikë në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit, përllogariten rreth 69.9 milionë lekë.
Për t’u ndalur në tarifat financiare të cilat janë për t’u derdhur në Buxhet të Shtetit në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit, përllogariten rreth 28.1 milionë lekë.

Produktet e shportës në Evropë - Cilat qytete kanë çmimet më të larta?
Çmimet e shportës reflektojnë pabarazi të konsiderueshme në të gjitha qytetet evropiane, madje edhe midis atyre në të njëjtin shtet. "Indeksi i Shportës" i......

Grekët, deri në 13 orë punë në ditë tek një punëdhënës - Ligji i ri shton fleksibilitetin dhe ofron mundësi për paga më të larta
Duke nisur nga vjeshta, pas miratimit të projektligjit të ri të punës në Greqi, puna në sektorin privat prej 13 orësh në ditë mund të zbatohet tek një......

Trump “ndëshkon” Kanadanë me tarifa 35% - SHBA njofton taksa nga 10% në 40% për shumë partnerë globalë
Shtëpia e Bardhë vijoi me planin e Presidentit Trump për të ripërcaktuar peizazhin tregtar global, duke publikuar tarifa të reja të autorizuara zyrtarisht me......

3 miliardë lekë për kreditimin e bujqësisë/ Qeveria miraton skemën e re të garancisë shtetërore
Në një mbledhje që ka prodhuar dhjetra vendime të rëndësishme, Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe vënien në dispozicion të një fondi prej 3 miliardë lekësh......

Qeveria miraton kushtet për negociatat e "KAYO", sh.a., me sektorin privat për prodhimin e armëve dhe dronëve
Në mbledhjen e kësaj së enjteje, Qeveria ka dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave mes shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., dhe subjekteve private,......

600 të rinj drejt administratës publike. AKR dhe ASPA, marrëveshje për trajnim profesional - Muzhaqi: 250 më të mirët do përfitojnë kontratë pune
Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon përmirësimin......

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030
Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit......

50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit: Ministri Hasani në Konferencën e Nivelit të Lartë në Finlandë
Me rastin e 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë në Konferencën e Nivelit......