Shqipëria Postuar më 20 Mars 2025, 09:51

Sa para’ humbëm nga zhvlerësimi i euros? - TVSH-ja në import me rënie në raport me planin

Nga Elisabeta Dosku

Sa para’ humbëm nga zhvlerësimi i euros? - TVSH-ja në

Kursi i këmbimit përgjatë vitit 2024, ku monedha europiane euro ka qenë vazhdimisht e zhvlerësuar kundrejt lekut, ka sjellë humbje të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të ardhurat nga Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në import megjithëse janë me rritje në krahasim me vitin e kaluar, janë me rënie në krahasim me planin për shkak të rënies të ndjeshme të kursit të këmbimit.

Referuar të dhënave të administratës doganore, efekti i kursit të këmbimit në TVSH-në  në import është -16 miliardë lekë gjatë vitit 2024 apo rreth 160 milionë euro. Për vitin 2024 , importi i taksuar në peshë është rritur 16% krahasuar me vitin e kaluar ndërsa në vlerë është rritur me 6 %. Ndërsa, eksporti definitiv është rritur me 1 % në peshë dhe është ulur me -14 % në vlerë.

Të ardhurat nga TVSH në import për 12 mujorin janë 154.4 miliardë lekë, 8 miliardë lekë ose 5.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Goditjen më të madhe nga kursi i këmbimit në Shqipëri e ka pasur industria eksportuese, duke pësuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik si dhe humbje të tregjeve europiane.

Ndërkohë edhe ky vit ka nisur në të njëjtën linjë dhe ekspertët parashikojnë që për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që do të mbahen më 11 Maj si dhe sezonit të mbarë turistik që pritet,  euro do të vijojë të jetë e zhvlerësuar kundrejt lekut, të paktën deri në muajin shtator.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat