Sa para fitojnë bashkitë nga hotelet? Rriten arkëtimet nga turizmi, më shumë formalizim
Bashkitë po arkëtojnë më shumë të ardhura nga taksa e fjetjes në hotel, ndikuar kjo nga rritja e numrit të turistëve në Shqipëri dhe reforma antiinformalitet, pavarësisht se mosdeklarimi në strukturat akomoduese në vend vijon të mbetet një shqetësim i vazhdueshëm.
Referuar të dhënave nga raporti i financave vendore për vitin 2025, të ardhurat nga taksa e fjetjes në hotel janë rritur në mënyrë progresive, por potenciali është më i lartë.
Konkretisht taksa e fjetjes në hotel është rritur nga 98,6 milionë lekë që rezultonte në vitin 2015, në 736 milionë lekë apo 7.8 milionë euro në vitin 2025.
E thënë ndryshe, rritja në një dekadë është +646%, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit turistik dhe përmirësimin e nivelit të formalizimit në sektorin e akomodimit.
Baza e tatueshme për fjetje në hotel është çmimi që paguhet për fjetje, i cili mund të shprehet si çmimi për dhomë ose çmim për person/natë. Niveli i taksës është deri në 5% të pagesës për fjetje. Ky detyrim tatimor llogaritet duke shumëzuar nivelin e taksave të miratuar nga bashkia, me tarifën e fjetjes për një natë, sipas netëve të fjetjes në hotel. Fatura e lëshuar nga hoteli përfshin tarifën e fjetjes dhe vlerën e taksës.
Llogaritja e kësaj takse, bazuar në legjislacionin në fuqi, bëhet sipas ndarjes në dy kategori: Subjekte Hoteleri me 4 – 5 yje dhe Subjekte Hotele, Bujtinë, Fjetinë, Motel dhe çdo njësi tjetër akomoduese sipas përcaktimeve të ligjit për turizmin në fuqi. Zakonisht varion nga 35 – 350 lekë/ natë/ person, në varësi të vendndodhjes së bashkisë. Kjo taksë paguhet nga klienti dhe mblidhet nga struktura akomoduese, e cila më pas e transferon tek bashkitë.
Një problem shqetësues në sektorin e turizmit është informaliteti, i cili shfaqet në forma të ndryshme si mosregjistrimi i strukturave akomoduese apo kapaciteteve reale, mosdeklarimi i netëve të qëndrimit apo deklarimi i numrave fiktivë.
Për të luftuar evazionin fiskal dhe mospërputhjen midis numrit të turistëve dhe shitjeve, vitin e kaluar qeveria miratoi një vendim sipas të cilit, strukturat akomoduese duhet të deklarojnë jo më pak se 65 % shitje të kapaciteteve që kanë përgjatë periudhës 1 maj-30 shtator dhe jo më pak se 30 % nga periudha 1 tetor- 30 prill.
Nga ana tjetër, të dhënat nga tregu i strukturave akomoduese me qira afatshkurtër tregojnë aktualisht në platforma të ndryshme rezervimi, figurojnë mbi 18 200 njësi me qira afatshkurtër aktive.

Tregu i sigurimeve fitim rekord, mbi 3.5 mld lekë/ TPL produkti me rritje mbi 13%. Si ndikoi Bonus-Malus?
Tregu i sigurimeve në Shqipëri shënoi rezultat rekord prej 3,54 miliardë lekësh (rreth 36,6 milionë euro) në vitin 2025, duke u rritur me 55,8% krahasuar me......
Pogradec, të çohesh në orën 5:00 të zësh çadër/ Destinacioni liqenor i preferuari i kësaj vere, bum pushuesish
“Nuk gjen vende fare, duhet të ccohesh që në orën pesë". Kështu thotë një pushues që ka zgjedhur Pogradecin si destinacion këtë sezon veror. Edhe këtë vit......
Shqipëria përmirëson përfshirjen financiare/ OECD: Zhvillimi i mikrofinancës dhe kuadri i ri strategjik kanë ndikuar në rritjen e saj
Mikrofinanca shqiptare po zhvillohet gjithnjë e më tepër, ndërsa ky konsolidim dhe hartimi i një kuadri të ri strategjik kanë ndikuar në rritjen e mëtejshme......
SEPA “ndryshon” Shqipërinë, pritet 70 milionë euro përfitim/ Themeli: Shkon mbi 2% e GDP, vlerësimi i BSH deri në fund të vitit 2026
Brenda vitit 2026, synohet që përfitimi ekonomik nga kostot e transaksioneve me SEPA, të jetë rreth 70 mln euro. Drejtori i Departamentit të Politikës......
“Fluturojnë” pemët dhe perimet/ Arrijnë rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë
Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë kanë shënuar rritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka......
Deficiti tregtar i Kosovës rritet 16% në Qershor/ Eksportet 102 milionë euro, mbulohet vetëm 15% e importeve
Deficiti tregtar i Kosovës, është rritur për 16.1 për qind në muajin Qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke arritur në 578.3......
Punimet në Bypass-in e Sarandës po ecin me ritme të shpejta/ Investimi 34 milionë euro, synohet lehtësimi i qarkullimit të automjeteve
Punimet për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës vijojnë me ritme intensive, ndërsa projekti po merr formë dita-ditës. Me një gjatësi prej rreth 5 kilometrash,......
KPP, dominojnë ankesat për vendorët/ Institucionet lokale kryesojnë me procedurat e kontestuara
Mbi 142 milionë lekë janë kursyer në buxhetin e shtetit gjatë muajit qershor, si rezultat i vendimmarrjes së Komisionit të Prokurimit Publik. Të dhënat e......

