Sa paguam për sigurimin e makinave në janar? - AMF: Rritje në të gjitha produktet. Kufitari rikuperon lehtë, pas rënies në 2024
Shqiptarët kanë shpenzuar gjithsej 448 milionë lekë për sigurimin e makinave me MTPL të brendshme, karton jeshil dhe sigurim kufitar në muajin janar.
MTPL e brendshme, e cili i referohet sigurimit të mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në rastet kur i siguruari përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore, apo shëndetësore, gjatë muajit janar ka pasur një rritje prej 7.8% të numrit të kontratave, ndërsa primet arritën në 388 milionë lekë.
Nga ana tjetër, sigurimi me karton jeshil për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit, është shoqëruar me një rritje prej 12.75% të vëllimit të primeve, duke e çuar vlerën totale në 156 milionë lekë. Nga 1 shkurti i këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan një zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”. Nga 400€ që ishte primi për 1 vit, tani paguajnë vetëm 50€, ndërsa primi për 15 ditë vazhdon të jetë 15€. Për vendet e tjera fqinje ku ka fluks lëvizjesh të automjeteve shqiptare, çmimi i policës së sigurimit vijon të jetë njëlloj.
Për sa i përket sigurimit kufitar, numri i kontratave dhe primeve pësoi një rënie të ndjeshme vitin e kaluar. Megjithatë, viti 2025 ka nisur me një rikuperim të lehtë. Sigurimi kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë, ka regjistruar një rritje me 5.05% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar 2024. Edhe numri i kontratave u rrit me 8.88%.
Nga ky vit ka nisur edhe zbatimi i skemës së re të sigurimit të makinave, e cila parashikon që primi i sigurimit për një automjet të llogaritet mbi bazën e historikut të dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit, fuqisë motorike, moshës së të siguruarit, eksperiencës në drejtimin e mjetit motorik, vjetërsinë dhe qarkun e regjistrimit të mjetit, por edhe nëse automjeti përdoret nga subjekt, apo individ.
Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga sigurimi motorik zënë 74% të totalit të të ardhurave në kategorinë e jo-jetës, primet nga sigurimi prej zjarrit dhe dëmtimeve të tjera në pronë zënë gati 10%, ndërsa aksidentet dhe shëndeti afro 8.7%.
Sondazh

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 1 vit, 1249 autokonsumatorë hodhën në rrjet 1720 mWh energji
Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e nevojshme për plotësimin e......

Grindja publike Zelensky-Trump: Marrëveshja me Ukrainën anulohet!
Pas javësh negociatash intensive dhe deklaratash midis Uashingtonit dhe Kievit, pritshmëritë ishin të larta për takimin e parë midis Presidentit të SHBA......

Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Balluku: Përfundon studimi i fizibilitetit. Hapet rruga e realizimit!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe......

Sa ushtarë dhe investime të tjera i duhen Europës për të mbrojtur veten pa SHBA-në?!
Një raport i ri i përbashkët i institutit të studimit Bruegel dhe Institutit Kiel ka paralajmëruar se agresioni i ri rus në Europë është "i imagjinueshëm",......

Nafta shënon rënien e parë mujore që nga nëntori – Shkak, pasiguria për ekonominë globale dhe kërkesës për karburant!
Çmimet e naftës u lehtësuan të premten teksa po shkonin drejt rënies së tyre të parë mujore që nga nëntori, duke u zvarritur nga pasiguria mbi rritjen......

“Pakti i tregtisë së lirë, brenda vitit” - BE-Indi bien dakord të përshpejtojnë bisedimet për të arritur marrëveshjen
Kryeministri indian Narendra Modi dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të shtyjnë për përfundimin e një pakti të tregtisë së lirë këtë vit, tha presidentja......

TIA: Nga 1 marsi, pasagjerët në Rinas kartë imbarkimi elektronike!
TIA njofton se duke filluar nga nesër, 1 mars, pasagjerët që tashmë kanë një kartë imbarkimi elektronike në telefonin e tyre mund të udhëtojnë nga Aeroporti......

Sa kushton projekti i këmbësorëve në ish-Bllok? - Pashako: Eleminohen parkimet, korsitë vazhdojnë siç janë
Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh. Tv Scan zbardh projektin ku janë detajuar ndryshimet e......