Shqipëria Postuar më 23 Mars 2026, 12:07

Sa paguajnë shqiptarët për sigurime? - AMF: Primi për frymë në 2025, rreth 12% më i lartë. Tregu zë një peshë të vogël në ekonomi

Nga Ledina Elezi

Sa paguajnë shqiptarët për sigurime? - AMF: Primi për

Nga viti në vit, shqiptarët po shpenzojnë më shumë për sigurime. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primi i shkruar bruto për frymë në 2025 u rrit me afërsisht 12%. Gjatë vitit të kaluar, një qytetar pagoi mesatarisht 11,465 lekë për sigurimin e jetës ose të jo-jetës nga 10,251 lekë që pagoi në 2024.

Pavarësisht se primi për frymë u rrit me 19% për sigurimin e jetës dhe vetëm 11% për atë të jo-jetës, ky i fundit rezulton të ketë ndikuar më shumë në rritjen e përgjithshme të primit mesatar për frymë, për shkak se sigurimi i makinës zë pjesën dërrmuese të tregut total. 

Arsyet që qëndrojnë pas kësaj rritjeje mund të jenë të ndryshme, duke nisur që nga rritja e çmimeve të produkteve të sigurimit dhe deri te shtimi i qytetarëve që paguajnë për t'u siguruar.

Primi për frymë në Shqipëri është shumë më i vogël se në vendet e tjera të rajonit, që nënkupton se kultura e sigurimit vijon të mbetet në nivele tepër të ulëta.

Sipas statistikave zyrtare, primet e shkruara bruto kanë arritur për herë të parë që të zënë përafërisht 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht kësaj, tregu i sigurimeve vijon të zërë një peshë shumë të vogël në ekonomi.

Sigurimi i jo-jetës përfshin sigurimin në rast aksidenti dhe sëmundje, sigurimin motorik, të marinës, aviacionit dhe transportit, sigurimin nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, përgjegjësisë civile dhe kreditit e garancisë. Ndërkohë, sigurimi i jetës ofron mbulimin me një shumë monetare (shuma e sigurimit) për një përfitues të caktuar në rast të vdekjes, të mbijetesës ose paaftësisë (të përhershme apo të përkohshme) të siguruarit. Disa nga produktet e sigurimit të jetës janë sigurimi i jetës për hua (Debitori), i jetës së nxënësit dhe studentit, jetës dhe shëndetit në udhëtim apo jetës në grup.

Shqipëria 23 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat