Sa paguajnë kompanitë për “importin” e kinezëve? Shembulli/ Si llogaritet detyrimi tatimor i bizneseve për punonjësit e huaj

Në mungesë të fuqisë punëtore vendase, prej kohësh kompanitë po i drejtohen “importit” për të marrë forcë punëtore nga vende të largëta si Filipinet, Afrika, Kina, etj. Por sa është kostoja e tyre? Udhëzimi i Ministrisë së Financave, llogarit koston që mund të ketë një punonjës dhe bazën e tatueshme mbi të cilën kompania duhet të paguajë detyrimin tatimor.
Në shembull është marrë “importi” i punonjësve kinezë.
Sipas shembullit, një kompani ndërtimi shqiptare ka kërkuar nga një agjenci punësimi kineze që ta furnizojë me 50 punonjës ndërtimi, të cilët do të punojnë për një periudhë 6-mujore. Pagesa totale, e cila përfshin koston e punës dhe komisionin e agjencisë është 380.000 euro.
Sipas ligjit, fondi i pagave bruto supozohet të jetë 380.000 euro x 80 % = 304.000 euro. Secili punonjës supozohet të ketë përfituar mesatarisht: 304.000 euro : 6 muaj : 50 punonjës = 1.013 euro në muaj.
Kjo do të jetë baza mbi të cilën do të llogaritet detyrimi tatimor për çdo punonjës, ndërkohë që detyrimin për deklarimin dhe pagesën e tatimit e ka kompania shqiptare e ndërtimit.
Ndërsa diferenca prej 76 mijë euro (20% e 380 mijë euro), bazuar në këtë shembull, do të jetë e ardhur biznesore për agjencinë kineze të punësimit, prandaj për këtë shumë nuk do të mbahet tatim pasi bazuar në marrëveshjen qe nënshkruar me qeverinë e Republikës Popullore të Kinës “Për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”, për aq kohë sa agjencia kineze nuk ka një seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë, fitimet e saj biznesore do të tatohen vetëm në Kinë.
Vlerësimi sesi do të tatohet e ardhura e agjencisë së huaj të punësimit dhe a do të mbahet tatim në burim, do të bëhet rast pas rasti bazuar në kontratën dhe dispozitat e ligjit dhe marrëveshjeve në fuqi. Rastet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin në varësi të marrëveshjeve dypalëshe që ekzistojnë.
Detyrimi për punëtorë nga Kina
Kërkesa 50 punonjës
Koha e punësimit 6 muaj
Pagesa totale 380 mijë euro
Fondi i pagave bruto 80 % e 380 mijë euro = 304 mijë euro
Secili punonjës kushton 1.013 euro në muaj
Baza e tatueshme 304 mijë euro
Diferenca 76 mijë euro nuk tatohet
Sondazh

Skenarët e përfundimit të luftës në Ukrainë/ Dilemat e BE-së dhe marrëdhëniet e komplikuara me Trump
Bashkimi Evropian përballet me një dilemë të madhe, teksa përpiqet të shpëtojë partneritetin me Presidentin amerikan Donald Trump për Ukrainën, ndërkohë që......

Evropa, 3.1 trilionë USD për mbrojtjen e Ukrainës / Negociatat Trump-Putin rrezikojnë të përçajnë Bashkimin Evropian
Donald Trump ka filluar diskutimet me liderët e Bashkimit Evropian në lidhje me zgjidhjen e luftës në Ukrainë. Kërkesat e tij po e shtyjnë bllokun në limite,......

Çokollatat, më të shtrenjta këtë Shën Valentin/ Çmimet janë rritur me 20%, për shkak të kostove të larta të kakaos
Çokollatat do të jenë më të shtrenjta këtë Shën Valentin. Teksa dita e kësaj feste po afron, çmimet pritet të rriten me 10-20% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo......

BE, 422 mln euro për dekarbonizimin e transportit/ Projekti përfshin investime në sektorin rrugor, detar dhe ajror
Bashkimi Evropian po ndërmerr një hap të madh në strategjinë e kundër karbonit, duke alokuar 422 milionë euro për të zgjeruar infrastrukturën e karburanteve......

KQZ dhe SPAK, bashkëpunim për parandalimin e krimeve zgjedhore
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të......

Inteligjenca artificiale për anëtarësimin në BE- Rama: Shqipërisë ju hap një “derë” tjetër nga Brukseli
Prezantohet moduli i Inteligjencës Artificiale i zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit, e cila përdoret çdo ditë nga më tepër......

“Ndërtimi dhe shërbimet rritën ekonominë”- Themeli: Forcimi i kursit të këmbimit mbajti nën kontroll inflacionin
Ekonomia shqiptare do të vijojë të ketë një trend pozitiv zhvillimi edhe gjatë vitit 2025. Raporti i sapo publikuar i Bankës së Shqipërisë mbi politikën......

Kompensimi, lëvrohet kësti për 32 vendime të subjekteve të shpronësuara
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se në fillim të vitit buxhetor 2025, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 32 vendime të......