Sa paguajmë për sigurime në vit? Xprimm: Me mesatarisht 104 euro, shqiptarët renditen të fundit në rajon për shpenzimet

Shqiptarët janë populli që shpenzon më pak për të siguruar jetën, makinën apo pronën në krahasim me të gjithë popujt e tjerë të Evropës Qendrore dhe Lindore. Të dhënat nga raporti më i fundit i Xprimm tregojnë se një shqiptar paguan mesatarisht 104 euro në vit për sigurime.
Kosova renditet më lart se Shqipëria me 108 euro shpenzime për sigurime, Maqedonia e Veriut me 161 euro për frymë, Bosnja dhe Hercegovina 174 euro, Mali i Zi rreth 234 euro, ndërsa për Serbinë nuk ka të dhëna. Prej vitesh me radhë tashmë, shqiptarët mbeten shumë pak të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e sigurimit, e për rrjedhojë të pambrojtur financiarisht nëse një fatkeqësi ndodh në jetën e tyre. As ngjarje të rënda si tërmeti i vitit 2019 që solli humbje të jetëve të njerëzve dhe dëme të konsiderueshme materiale, nuk sollën reflektim, që nënkupton se ne jemi një popull që harrojmë shpejt dhe vazhdojmë t'i shtrijmë dorën shtetit, të afërmve apo donatorëve të ndryshëm kur përballemi me një fatkeqësi.
Ne sigurohemi vetëm kur jemi të detyruar ta bëjmë, siç ndodh me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, ndërsa sigurimet e tjera vullnetare konceptohen më tepër si “barrë financiare”. Ndikim te kjo mund të kenë edhe të ardhurat e pamjaftueshme për shumë familje shqiptare.
Megjithatë, pavarësisht se kultura e sigurimit në Shqipëri është më e prapambetura në rajon, vendi rezulton të jetë përmirësuar në krahasim me veten nga viti në vit. Kështu nga 92 euro që ishte shpenzimi mesatar i një shqiptari në 2024, në 2025 arriti në 104 euro.
Po për sa i përket shkallës së penetrimit të sigurimeve në ekonomi?
Edhe këtu tregu i sigurimeve zë një pjesë shumë të vogël në ekonomi. Sigurimet përbëjnë vetëm 1% të ekonomisë shqiptare, më pak se në çdo vend tjetër të rajonit. Kosova renditet sërish më lart me 1.6%, Maqedonia e Veriut thuajse 1.8%, Mali i Zi po ashtu, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina me 2.2%.
Mbi 20 mln lekë investim në Dhërmi, Drimadhë dhe Palasë/ Drejt një sistemi të integruar ujësjellësi e kanalizimesh, hapen dy tendera
Shoqëria Rajonale Ujësjelles Kanalizime Vlorë Sh.A ka shpallur hapjen e garës për studim projektim furnizim me ujë i zonave bregdetare, Draleos, Drimadhës......
Modernizimi i Regjistrit Tregtar Shqiptar/ QKB forcon bashkëpunimin me InfoCamere në Itali
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, z. Etugert Llazi, si edhe drejtues të tjerë nga QKB dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit......
Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, një ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global
Raporti Global i Ekosistemit të Startup-eve 2026 i StartupBlink rendit Shqipërinë në vendin e 75-të në botë me +71.1% rritje vjetore. Shqipëria është......
“Frenojnë” çmimet në zonat periferike të Tiranës/ Ndikojnë infrastruktura e dobët dhe oferta e lartë
Edhe pse tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të jetë në rritje të fortë gjatë vitit 2026, jo të gjitha zonat po ecin me të njëjtin ritëm.......
DIVA, nis rimbursimi për mbi 34 mijë individë/ Sa përfitojnë të punësuarit që kanë deklaruar të ardhurat vjetore?
Administrata tatimore ka nisur procesin e rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të......
Pasojat e luftës në Iran po forcojnë dobësitë financiare/ Paralajmërimi i BQE për Eurozonën. Pritet rritja e kostove të huamarrjes
Lufta me Iranin dhe tensionet e vazhdueshme tregtare mund të dëmtojnë rritjen ekonomike të eurozonës, të rrisin kostot e huamarrjes dhe të sfidojnë aftësinë......
“Përmirësohet qendrueshmëria fiskale e Greqisë”/ FMN: Investimet e forta dhe reformat strukturore po mbështesin rritjen
Greqia i ka përballuar tronditjen e luftës në Lindjen e Mesme me qëndrueshmëri fiskale dhe stabilitet financiar të përmirësuar, thotë Fondi Monetar......
Ekonomia gjermane, në vështirësi/ Pritet të tkurret si rrjedhojë e ndikimeve gjeopolitike
Këshilli Gjerman i Ekspertëve Ekonomikë uli parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2026, duke paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme, rritja e çmimeve......



