Shqipëria Postuar më 23 Mars 2026, 11:48

Sa nikel dhe kobalt ka nëntoka e Bilishtit? - Mineralet kritike, rezervat e vendit përgjatë kufirit juglindor

Nga Ola Mitre

Sa nikel dhe kobalt ka nëntoka e Bilishtit? - Mineralet kritike, rezervat e

Vendi ynë synon të kthehet në një aktor të rëndësishëm në tregun e mineraleve kritike, në një kohë kur raportimet në median greke për një investim të mundshëm në minierat e nikelit në zonën e Bilishtit kanë rikthyer vëmendjen te potenciali minerar i vendit.

Megjithëse këto raportime mbeten ende të pakonfirmuara zyrtarisht, ato lidhen me një sektor që, sipas Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026–2040, konsiderohet me rëndësi strategjike për ekonominë dhe tranzicionin e gjelbër.

Sipas këtij dokumenti, vendburimet lateritike të nikelit dhe kobaltit shtrihen përgjatë kufirit lindor të vendit, në zonat e Kukësit, Librazhd-Pogradecit dhe Devollit, ku përfshihet edhe rajoni i Bilishtit. Rezervat e mbetura vlerësohen në rreth 310 mln ton xeheror, me përmbajtje mesatare prej rreth 1% nikel dhe 0.06% kobalt.

Në total, këto burime përkthehen në mbi 3.3 mln ton nikel metalik dhe rreth 184 mijë ton kobalt, sasi që sipas strategjisë mund të siguronin furnizim afatgjatë për tregun.

Megjithatë, aktualisht sektori mbetet i kufizuar në eksportin e mineralit bruto. Prodhimi i nikelit është nën 0.5 mln ton në vit dhe eksportohet pothuajse tërësisht për përpunim jashtë vendit.

Sipas strategjisë, sfida kryesore ka qenë përpunimi i mineralit. Teknologjitë e përdorura në të kaluarën rezultuan joefikase, por zhvillimet e fundit në industrinë minerare, me ndërtimin e rafinerisë së parë të nikelit në Qafë Thanë, mund të hapin rrugë për përpunim më të avancuar në vend.

Ndërkaq, strategjia e re minerare synon të pozicionojë Shqipërinë si një vend me potencial të rëndësishëm për minerale strategjike si nikeli, kobalti, kromi dhe bakri, të cilat janë thelbësore për industrinë e baterive, energjinë e pastër dhe teknologjitë digjitale.

Shqipëria 23 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat