Sa mundësi për punësim ‘part-time‘ ofron Tirana? - Studentët, më të prirur për të kërkuar një punë me kohë të pjesshme
Për të përballuara kostot e larta të jetesës në kryeqytet, studentët janë të prirur për të bërë punë part-time. Në Shqipëri ndër sektorët ku ofrohet ky shërbim janë ato të shërbimit si në hoteleri apo dhe puna në call center që ndër vite është bërë shumë popullore.
“Tregu në Shqipëri nuk është i përqëndruar tek puna me kohë të pjesshme, e cila nga ana tjetër nuk i favorizon studentët që duan të ndjekin dhe studimet. Sektorët që ofrojnë këto shërbime janë call center, që ka mbetur tashmë tradicionalë. Sektorët e tjerë janë më të ngurtë dhe qëndrojnë tek orari me kohë të plotë.” Shprehet Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare
Të ndjekësh studimet paradite dhe të punosh part-time për disa orë gjatë pjesës tjetër të ditës, është diçka që pohohet edhe nga vetë studentët. Ku një pjesë e mirë prej tyre shprehen se e u del koha që të punojnë dhe të studiojnë.
“Punoj me orar të pjesshëm nga ora 16:00 deri në 20:00 recepsioniste.” “Studiojë për financë dhe gjatë pasdites punoj part-time në një callcenter, dhe kam dhe shokë të tjerë që punojnë në këtë mënyrë.” “Pasdite punoj në një klub nate si banakier nga ora 20:00 deri në 00:00.” “Momentalisht punoj në call ceneter në të cilën punoj nga ora 14:00 deri në orën 18:00 dhe deri tani ndihem mirë.” Kështu u shprehën një grup studentësh.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për grupmoshat e reja sipas Institutit të Statistikave ka qënë në trend rritës ku përgjatë vitit të kaluar gati 40% e të rinjve ishin pjesë e tregut të punës.
Sondazh

Në Vlorë, 1 në 5 familje është e përbërë nga një person / Rreth 4.3% e popullsisë totale në Shqipëri jeton vetëm
Normat e ulëta të lindshmërisë, lëvizjet migratore dhe emigratore, si dhe rritja e numrit të vdekjeve kanë sjellë ndryshime të theksuara në strukturën......

Sa para dërgojnë emigrantët në fundvit? Analiza: Nga roli i remitancave në ekonomi deri tek ndikimi i rënies së euros
Gjatë vitit 2022 dhe 2023 dërgesat e emigrantëve prekën rekord historik duke arritur vlerën e 833.7 dhe 928 mln eurove. Këto ishin edhe shifrat më të larta......

Historia e Eurobondeve shqiptare, 6 të tillë në 13 vite - Huatë e marra variuan nga 300 në 650 milionë euro
Qe nga viti 2010 dhe në vijim, Shqipëria ka dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë financim i cili ka mbuluar nevojat e ekonomisë në momente të caktuara......

Shqipëria në Baku për energjitë e rinovueshme - Balluku dhe Kumbaro: Do japim eksperiencën tonë
Një delegacion shqiptar ndodhet në Baku në Azerbajxhan në konferencën e 29 të OKB për ndryshimet klimatike. Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro dhe......

Drejtuesja e AMF vlerësohet për kontributin në zhvillimin e tregjeve financiare dhe procesin e integrimit
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi u vlerësua me certifikatë mirënjohjeje nga Universiteti Europian i......

Greqia, me pagat e treta më të ulëta në BE - Sipas të dhënave të Eurostat, Athina lë pas vetëm Bullgarinë, Hungarinë
Paga mesatare vjetore në Greqi për 2023 është 17,000 euro, duke e renditur vendin të tretin nga fundi në BE, sipas të dhënave të Eurostat. Pavarësisht një......

Gjykata italiane urdhëron sërish kthimin e emigrantëve nga Shqipëria - Përshkallëzohen tensionet mes drejtësisë dhe qeverisë
Një gjykatë në Romë ka pezulluar miratimin e urdhrave të ndalimit për shtatë emigrantë që u zhvendosën javën e kaluar në një qendër riatdhesimi në Shqipëri......

Projekti Madhor/ Rajoni Gjirokastër me një rrjet të ri elektrik - Investimi 279 mln lekë përfshin një zonë gjeografike prej 450 km²
OSSH po bëhet gati të bëjë një ndërhyrje madhore në rajonin e Gjirokastrës duke rinovuar sistemin elektrik. Për këtë qëllim është hapur tenderi që synon......