Sa mirë flasin shqiptarët anglisht? - Global Relocate na rendit në vendin e 40-të në botë, por mbetemi nga fundi në Europë
“Global Relocate” ka nxjerrë së fundmi disa statistika të cilat rendisin aftësitë e gjuhës angleze për vitin 2025 dhe tregojnë se sa mirë flitet gjuha në disa vende të botës. Në këto statistika vihet re se Shqipëria renditet në një pozicion të mirë për sa i përket praktikimit të gjuhës angleze, duke marrë vendin e 40-të në botë mes 117 shtetesh.
Këto të dhëna janë mbledhur bazuar në testimin e 2.2 milionë të rriturve në 100 vende, gjë që lejon një vlerësim të saktë të aftësisë së gjuhës angleze në mbarë botën.
Global Relocate ka renditur në vendin e parë Holandën, duke e vlerësuar me 647 pikë dhe me një shkallë të leximit e shkrimit prej 99%.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka arritur të grumbullojë 533 pikë dhe, bazuar në lexim-shkrimin e materialit, është vlerësuar me 98%. Duke iu referuar edhe të dhënave nga Censi, 37,033 qytetarë shqiptarë flasin një gjuhë të huaj përveç asaj amtare.
Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka arritur të renditet 3 vende më lart në tabelë, pasi në vitin 2024 ishte në vendin e 43-të.
Por për sa i përket shteteve europiane, Shqipëria ndodhet në 2 vendet e fundit, duke mos u renditur aq pozitivisht në kontinent.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka lënë pas shtete shumë të zhvilluara si: Franca (vendi i 44-ët), Kina (vendi i 85-të), Japonia (vendi i 90-të) etj.
Një tjetër faktor që vihet re është se vendet europiane kryesojnë në listë, duke folur gjuhën angleze më mirë sesa pjesa tjetër e botës.
Vendi i fundit në renditje është Sudani i Jugut, ku në mesin e banorëve u regjistrua aftësia më e ulët në gjuhën angleze. Gjithësesi, statistikat globale tregojnë se njerëzit e moshës 26-30 vjeç janë më të aftë në anglisht.
Sondazh

Qumështi, më i shtrenjtë në Shqipëri se në BE - Në Janar, çmimi mesatar për një litër në vendin tonë ishte 155.7 lekë
Inflacioni i përgjithshëm për muajin Shkurt rezultoi 1.9%, sipas publikimit më të fundit të INSTAT. Një nga kategoritë që ka shënuar rritjen më të lartë......

Si do të ndikojnë tarifat e Trump mbi evropianët? - Analiza/ Lufta tregtare do të dëmtojë ekonominë dhe konsumatorët
Spektri i një lufte tregtare transatlantike shfaqet përsëri mbi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Më 12 mars, SHBA aplikoi një tarifë prej 25% për......

Paradoksi i punësimit në Shqipëri/ Papunësia e të rinjve në rritje, pavarësisht mungesës së fuqisë punëtore
Treguesit e punësimit duket se kanë vijuar me përmirësime përgjatë vitit 2024, në krahasim me vitet më parë. Shifrat zyrtare tregojnë se përgjatë tremujorit......

Mbi 41 mijë individë nuk deklaruan të ardhurat - DIVA/ 140 mijë të punësuar, detyrim për dorëzimin e deklaratës deri më 31 mars
Mbi 41 mijë individë nuk kanë plotësuar Deklaratën Individuale të të Ardhurave për vitin 2023, çka reflektohet në të ardhurat në buxhet në vitin......

“Boom” licencash për energjinë diellore - 10 aprovime në 2 muaj, projektet pozicionohen në Qarkun e Fierit
Viti 2025 ka nisur me një numër të lartë licencash për prodhimin e energjisë nga dielli. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total......

Trump “godet” agjencinë e ushqimit të OKB - FAO pezullon projektet pas ndalimit të financimeve prej 300 mln USD në vit
Projektet e ndihmave në vendet e goditura nga kriza, duke nisur nga Afganistani deri në Bririn e Afrikës janë pezulluar dhe stafi është shkurtuar, pasi......

Bizneseve u kthehen 224 milionë euro TVSH - Rimbursohen 1652 kërkesa, refuzohen mbi 1 mijë të tjera
Përgjatë vitit 2024 administrata tatimore ka rimbursuar TVSH-në kundrejt bizneseve në një vlerë totale (FIFO dhe këste) prej afro 22,4 miliardë lekw apo 224......

BQE paralajmëron: Priten goditje të rënda ekonomike nga luftërat tregtare të Trump!
Një luftë tregtare në shkallë të gjerë e shkaktuar nga kërcënimet e përshkallëzuara të tarifave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do t'i jepte një......