Sa minuta dhe internet shpenzojnë shqiptarët? AKEP: Bie konsumi mesatar mujor në tremujorin e tretë
Shqiptarët kanë shpenzuar më pak internet, minuta dalëse dhe SMS gjatë tremujorit të tretë 2024. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se shqiptarët kanë konsumuar mesatarisht 125 minuta dalëse, 11 SMS dhe 8.54 GB internet çdo muaj në tremujorin e tretë. Vlerësuar me periudhën prill-qershor, volumi mesatar i minutave dalëse, mesazheve SMS dhe internetit ka pësuar rënie. Megjithatë, në krahasim me vitin e kaluar, përdorimi i internetit dhe SMS-ve rezulton me rritje.
Për sa i përket volumit total dhe jo atij mesatar, mesazhet SMS kanë shënuar një rritje me 2.5% në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Në korrik-shtator, shqiptarët kanë dërguar 95 milionë mesazhe SMS.
Nga ana tjetër, sasia e trafikut të internetit në rrjetet celuare gjatë periudhës korrik-shtator 2024 ishte rreth 61 milion gigabyte. Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri ishte rreth 1 miliardë minuta, me një rënie prej 6% llogaritur me tremujorin e tretë 2023.
Sipas statistikave zyrtare, numri total i kartave SIM që janë aktive në rrjetin celular rezulton në 3.8 milionë. Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë korrik-shtator 2024 arriti në rreth 2.8 milionë, që përbën një rritje me rreth 11.1% me T2 2024 dhe rënie me rreth 6.8% me T3 2023. Ndërkohë, numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në internet nga rrjetet celulare në tremujorin e tretë 2024 ishte rreth 2.3 milionë që përbën një rritje rreth 15.1% me tremujorin e mëparshëm dhe një rënie me 6.5% në krahasim me tremujorin e tretë 2023.
Sondazh

TEC-et lundrues, tender për trajtimin e mbetjeve/ Standarde të larta sigurie dhe mbrojtje mjedisore
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka shpallur hapjen e tenderit me objekt përfitim i shërbimit të evadimit të mbetjeve hidrokarbure për TEC-et......

Hapet “drita jeshile” për “Korridorin Blu”/ Qeveria miraton kontratat koncesionare për tre segmente
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit të vitit 2024 kontratat e koncesionit /partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin,......

Krijohet kadastra e ullirit dhe vreshtit/ Informacion për 13 mijë njësi ullishte në qarqet Fier dhe Berat
Shqipëria do të ketë një kadastër të posaçme për ullirin dhe vreshtin. Në raportimin zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë, mbi punën e bërë gjatë këtij viti, ......

Taksa e pasurisë “kalon” në 2025-ën/ Llogaritja bazuar në vlerën e tregut. Aktualisht taksohen vetëm rreth 797 mijë prona
Qeveria parashikon që në vitin 2025 të miratojë ligjin për taksimin e pasurive të paluajtshme bazuar në vlerën e tregut, taksë e cila do të aplikohet nga 1......

Fillim i vështirë i vitit për konsumatorët evropianë/ Ekspertët parashikojnë çmime më të larta të gazit
Çmimet e gazit në Evropë janë rritur me rreth 45% këtë vit, duke shtuar barrën mbi familjet dhe industrinë ndërsa përpiqen të rikuperohen nga kriza më e keqe......

OpenAI ka nevojë për më shumë kapital/ Bordi i kompanisë prezanton planin për t’u bërë fitimprurës
Kompania OpenAI njoftoi se, për të shkuar drejt një strukture të re fitimprurëse në vitin 2025, do të krijojë një korporatë me përfitim publik për të......

Fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme të vitit 2024/ Vranë 2000 njerëz dhe shkaktuan 229 miliardë dollarë dëme
10 fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme në botë të vitit 2024 shkaktuan 229 miliardë dollarë dëme dhe vranë 2000 njerëz, ka zbuluar analiza e fundit......

Kredia për blerje banese, me rritje në Nëntor/ Por, sektori privat është "shtysa" kryesore e rënies së kreditimit
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Nëntor të këtij viti fiksohet në 24.4 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e......