Sa mbulohen dëmet nga kompanitë e sigurimit? - AMF: Numri rekord i aksidenteve rriti pagesat me 25.7%
Kompanitë e sigurimit kanë paguar gjithsej 7.7 miliardë lekë dëme në periudhën janar-nëntor 2024, ku pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shoqëritë e sigurimit kanë paguar rreth 5.7 miliardë lekë për automjetet e përfshira në aksidente.
Pagesat e dëmeve janë rritur me 25.7% krahasuar me periudhën janar - shtator 2023. Numri i dëmeve të paguara është rritur me 9,155 duke arritur shifrën 66,895, nga të cilat 63,751 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të jo-Jetës dhe 3,144 nga shoqëritë e sigurimit të jetës.
Duke qenë se numri më i madh i kontratave dhe primeve të shkruara bruto është regjistruar për sigurimet në kategorinë e jo-jetës, edhe vlera e dëmeve të paguara është më e lartë në aktivitetin e jo-jetës. Kështu, rreth 7 miliardë lekë dëme janë paguar për sigurimin motorik, të pronës dhe aktivitetet e tjera që nuk lidhen me jetën e individit, ndërkohë që vetëm 306 milionë lekë dëme janë paguar nga sigurimi i jetës.
Fakti që thuajse 73% e totalit të dëmeve të paguara bruto i takon sigurimit motorik është reflektim i shifrave të larta të aksidenteve përgjatë vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 11 muaj janë shënuar gjithsej 1,517 aksidente, gati 34.5% më shumë se në 2023. Vetëm gjatë muajit nëntor 2024 kanë ndodhur 173 aksidente rrugore.
Sondazh

Energjia bërthamore, Rusia zgjeron dominimin - Mbi 10 impiante të reja do të ndërtohen jashtë territorit rus
Rusia po ndërton më shumë se 10 impiante bërthamore në shtete të tjera për të rritur ndikimin e saj global. Ndërkohë, qeveritë perëndimore po kërkojnë......

'Transformim epokal i sektorit energjitik që prej 2013’ - Rama: Ulja e parë në 35 vjet e çmimit për konsumatorët familjarë
Kjo është ulja e parë e tarifës së energjisë në 35 vitet e fundit, prej së cilës përfitojnë 1 milion konsumatorë. Ky është mesazhi që ka përcjellë......

Pensionet me Italinë, miratohet projektligji nga Dhoma e Deputetëve
Projektligji C.1916, për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë, është miratuar sot nga Dhoma e Deputetëve. Ky hap është rezultat i......

Çmimi i energjisë, Rama: Ulja e vetme në Europë, nuk është elektorale
Komenteve në rrjtete sociale, Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur nëpërmjet një videoje në këto platforma, ku shpjegon arsyen e uljes së çmimit të......

Blerja e automjeteve, në diskutim rregulla të reja importi-Progni: Preferohen makinat e prodhuara pas vitit 2009
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur diskutimin për të mos lejuar importin e automjeteve më të vjetra se Euro 5. Këtë e ka......

Vota e diasporës në zgjedhjet e majit - Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët që jetojnë jashtë vendit
Teksa shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, koha e pajisjes me dokumente identifikimi......

Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek/Risitë e procesit.- Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për diasporën
Koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të përgjysmohet. Kjo u konfirmua nga Administratorja e......

Tregjet botërore, të brishta ndaj tarifave të Trump - Kina, Evropa dhe Kanadaja, në rrezik nga politikat tregtare të SHBA-së
Nga Kina në Evropë, duke përfshirë Kanadanë e Meksikën, tregjet botërore po ndiejnë rrezikun e premtimit të Donald Trump për të rritur tarifat kur ai të......