Sa llogari bankare u sekuestruan nga shteti në 2024? - 385 shuma monetare i kaluan nën administrim AAPSK. Paratë u investuan në depozita
Gjatë vitit 2024, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka marrë nën administrim 277 llogari bankare, apo shuma monetare të sekuestruara dhe 26 llogari bankare ose shuma monetare të konfiskuara grupeve të krimit dhe personave të tjerë nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë, nëse llogarisim edhe pasuritë që kësaj Agjencie i kanë kaluar nën administrim në vitet e mëparshme, aktualisht, rezulton të ketë nën administrim 385 llogari bankare/shuma monetare të sekuestruara dhe 77 të konfiskuara në total.
Sipas raportit vjetor të Agjencisë, llogaritë bankare të sekuestruara kanë qenë në formën e llogarive rrjedhëse dhe depozitave.
Vitin e kaluar janë sekuestruar me vendim gjykatë si prova materiale, 4,053 Dollarë, 27,250 Paund Britanik, 160 Franga Zvicerane dhe 255,158 Euro. Po gjatë vitit që lamë pas, janë konfiskuar si prova materiale 24,050 Euro dhe 11,463,831 Lekë.
Pasuritë e luajtshme, në formë të mjeteve monetare, investohen në bono thesari ose depozitohen në llogari bankare të caktuara, për të cilat vendos kryeadministratori. Agjencia i ka depozituar paratë në 2 banka tregtare dhe i ka investuar në vetëm depozita 6-mujore.
AAPSK ka negociuar me bankat e nivelit të dytë, për të marrë interesa preferenciale, për të gjitha depozitat, duke siguruar në një rast interesin prej 4%, ndërsa në tjetrin norma e interesit është 4.2%, gjithnjë për afatin 6-mujor. Shumat e përfituara nga interesat bankare gjatë vitit 2024, janë rikapitalizuar dhe rifutur në depozita.
Fondet që nuk do të përdoren për administrimin e pasurive të tjera të konfiskuara, ose që nuk do të përdoren për dëmshpërblimin financiar të viktimave të veprave penale të krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kalojnë në llogarinë e Agjencisë.
Sondazh

“Turizmi në jug do të vijojë të rritet” - Rama: Brenda vitit 2030 do të ketë fluturime nga aeroporti Gjirokastrës
Turi elektoral për kryesocialistin Edi Rama, vijon në Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se zhvillimi i turizmit në këtë qytet por edhe në të......

Robotët, në shërbim të policisë kineze- Policë humanoidë dhe qen robotikë patrullojnë rrugët e qytetit
Departamenti i policisë në qytetin Mianyang të Kinës jugperëndimore ka vendosur robotë për të ndihmuar oficerët njerëzorë me patrullime, menaxhimin e......

TikTok gjobitet me 530 milionë euro - Irlanda ndëshkon platformën për transferim të të dhënave në Kinë
Platforma TikTok është gjobitur me 530 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave, për dështimin në mbrojtjen e të dhënave personale të......

Mbi 1 milionë gjoba në rrugët shqiptare në 2024 -Rritja e fluksit shtoi me 33% masat administrative nga Policia e Shtetit
Gjatë vitit të kaluar, në territorin e vendit ndodhën 1,666 aksidente rrugore. Krahasuar me vitin 2023, numri i aksidenteve u rrit me 23%, çka lidhet......

Inflacioni i Eurozonës i afrohet objektivit -Nevojiten ulje të reja të normave për të kundërshtuar tarifat e Trump
Inflacioni i çmimeve të konsumit në eurozonë mbeti pak mbi objektivin e Bankës Qendrore Evropiane në prill, duke nxitur më shumë ulje të normave të......

Evropianët “braktisin” Elon Musk - Mbi 10% e tyre kanë hequr dorë nga platforma X në 6 muajt e fundit
Evropianët po largohen masivisht nga platforma X, sipas një raporti të ri nga media sociale e Elon Musk. Shifrat e fundit, të publikuara këtë javë për t'u......

Mbi 175 mijë aplikime nga bizneset -87,7% në regjistrin tregtar, 12 mijë kërkesa për leje dhe licenca
Në Qendrën Kombëtare të Biznesit përgjatë vitit 2024, janë kryer 175 388 aplikime në Regjistrin Tregtar, Regjistrin e Leje/Licencave dhe Autorizimeve dhe në......

Transporti me tren, shifra modeste - Ecuria e projekteve që synojnë përmirësimin e transportit të mallrave dhe pasagjerëve
Mungesa e infrastukturës hekurudhore e ka çuar këtë transport drejt rënies së vazhdueshme, teksa shifrat e pasagjerëve janë tejet të ulta, në raport me......