Sa kushton të shëtisësh Shqipërinë? - Nga jugu deri në veri këto janë kostot për çdo turist
Prej disa vitesh, Shqipëria ka hyrë fuqishëm në hartën turistike të Europës dhe botës, duke tërhequr miliona vizitorë çdo vit. Bregdeti I bukur, qytetet historike, malet mbresëlënëse dhe mikpritja shqiptare janë kthyer në magnet për turistët, veçanërisht europianët, por gjithnjë e më shumë edhe nga vende më të largëta.
Kjo rritje e interesit për Shqipërinë ka sjellë përfitime të konsiderueshme për ekonominë e vendit dhe, njëkohësisht, ka nxjerrë në pah një gamë të gjerë ofertash për çdo lloj shijeje e buxheti. Trip Advisor ka disa nga cmimet e guidave me te famshme per te vizituar Shqiperine nga jugu ne veri, ku edhe turisti gjen veten ne destinacione te ndryshme.
Një nga destinacionet më të vizituara është Berati, qyteti i një mbi një dritareve, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Një tur me guidë profesionale në këtë qytet varion nga 30 $ deri në 90 $, në varësi të shërbimeve që përfshihen, qoftë vetëm shetitje historike, qoftë degustim vere ose vizita në fshatrat përreth.
Nga Berati, rruga turistike vazhdon drejt Gjirokastrës, qytetit të gurtë me kalldrëmet e tij të pjerrëta. Një tur guide në Gjirokastër kushton rreth 69 $, një çmim mjaft konkurrues duke marrë parasysh edhe largësinë nga Tirana.
Edhe qyteti i Korçës nuk mbetet pas për nga numri i turistëve që e vizitojnë. Një tur i mirëfilltë brenda qytetit kushton mesatarisht 35 $, por edhe më shumë nëse vizitohen atraksionet përreth apo zgjidhen ushqimet tradicionale të famshme.
Por padyshim, zemra e turizmit jugor mbetet Saranda dhe Ksamili, me ujërat e kristalta dhe peizazhet mesdhetare. Turistët mund të zgjedhin një tur që përfshin Kalanë e Lëkurësit, Butrintin, apo plazhe të virgjëra përreth – një paketë që varion nga 60 $ deri në 191 $, sipas nivelit të luksit dhe aktiviteteve të përfshira.
Edhe guidat në qytetin e Vlorës nuk mungojnë. Ky qytet u ofron pushuesve komoditetin e jetës urbane, klubet e natës, si dhe plazhet për relaks. Gjithashtu është një pikë shumë e mirë për të vizituar ishullin e Sazanit. Nëse nga Vlora dëshiron të vizitosh Shpellën e Haxhi Alisë, çmimi është rreth 27\$. Ndërsa një udhëtim drejt ishullit të Sazanit kushton nga deri në 42\$.
Duke u ngjitur në rajonin qendror I cili është edhe më I vizituari sipas INSTAT, kryeqyteti Tirana është padyshim porta hyrëse për shumicën e vizitorëve. Pavarësisht ritmit të saj të shpejtë dhe urbanizimit, Tirana ofron plot aktivitete dhe vende për t’u zbuluar. Një tur me autobus panoramik (open bus), një eksperiencë tipike europiane, kushton rreth 18 dollarë dhe përfshin disa prej pikave më ikonike të qytetit.
Për ata që kërkojnë pak më shumë natyrë dhe qetësi, Liqeni i Bovillës është një arratisje perfekte nga zhurma urbane. I njohur për pamjen piktoreske dhe mundësitë për ecje, një tur njëditor në Bovillë kushton mesatarisht 24 $, duke përfshirë transportin dhe guidën – megjithatë çmimi mund të rritet nëse zgjidhet një mjet transporti privat apo luks.
Shumë pranë Tiranës është edhe Kruja, qyteti i legjendës së Skënderbeut. Vizita përfshin kalanë historike, pazarin e vjetër dhe Sarisalltikun – një eksperiencë që kushton rreth 32$, perfekte për ata që duan të prekin historinë shqiptare pa u larguar shumë nga kryeqyteti.
Për të apasionuarit pas natyrës, veriu i Shqipërisë është një thesar më vete. Thethi, me bukuritë e tij malore dhe mikpritjen tradicionale, është ndër më të kërkuarit nga turistët e aventurës. Një tur drejt Thethit, në varësi të ditëve që zgjedh të qëndrosh, akomodimit dhe shërbimeve të përfshira, kushton nga 51$ deri në 145$, çmimi më i lartë zakonisht përfshin edhe vizitën në Shkodër, portën hyrëse drejt Alpeve.
Jo më pak i mrekullueshëm është Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit, një nga atraksionet më ekzotike të Shqipërisë, që krahasohet shpesh me fjordet norvegjeze. Një udhëtim dyditor drejt këtij destinacioni kushton mesatarisht 65$, duke përfshirë transportin, udhëzuesin dhe udhëtimin me varkë në liqen.
Një nga rritjet më interesante në ofertën turistike shqiptare është edhe zgjerimi përtej kufijve. Agjencitë shqiptare ofrojnë guida edhe drejt Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, me çmime që variojnë, por që mbeten konkurruese dhe të ngjashme me ato brenda territorit shqiptar.
Çmimet, siç e tregojnë të dhënat nga TripAdvisor por edhe agjencitë turistike, janë shumë të arsyeshme krahasuar me vendet e tjera europiane.
Por, përveç këtyre qyteteve të famshme që nuk duhen humbur, Shqipëria ofron gjithashtu guida për personat që dëshirojnë të provojnë aventura të ndryshme si hiking apo rafting.
Për shembull, nëse një turist është i interesuar të bëjë rafting në lumin e Vjosës, ky shërbim kushton rreth 59 dollarë.
Ndërsa për ata që janë të interesuar për hiking në Shqipëri dhe kërkojnë një përvojë pranë kryeqytetit, guida turistike për hiking në malin e Dajtit, me shumë shpenzime të përfshira, kushton rreth 70 dollarë.
Gjithashtu, TripAdvisor ka një ofertë për të gjithë turistët që dëshirojnë të qëndrojnë gjatë në vendin tonë, duke ofruar një tur të veçantë për të gjitha atraksionet më të spikatura të Shqipërisë, që zgjat plot 10 ditë dhe kushton 2,222 dollarë. Kështu, një turist që dëshiron të eksplorojë të gjithë vendin me detaje, mund të zgjedhë cilëndo prej këtyre ofertave.
Shqipëria mundëson pushime dhe turizëm të larmishëm për këdo, të kombinuara me histori dhe çmime të favorshme krahasuar me shtetet e tjera.

Makineritë bujqësore pa TVSH - E-Albania informon mbi hapat që duhen ndjekur nga agrobizneset!
Portali i qeverisë e-Albania njoftoi sot në rrjetet sociale se agrobiznesi është i përjashtuar nga TVSH-ja për importin e makinerive dhe pajisje në funksion......

Çfarë ka ndodhur këtë fillim muaji në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka ruajtur relativisht vlerat e një dite më parë duke e nisur muajin pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 84.2 lekë dhe......

Emetimet nga zjarret, në nivele rekord - Nxehtësia ekstreme dhe thatësira nxisin përhapjen e flakëve në Evropë
Zjarret në të gjithë Evropën janë rritur në nivele rekord këtë verë, me flakë intensive të nxitura nga temperaturat e larta dhe kushtet e thata. Një total......

Sa para’ ka mbledhur KPP nga tenderët në 6 muaj? - Regjistrohen 501 ankesa, shënohet rënie krahasuar me 2024
Në 6 muajt e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 501 ankesa nga operatorët ekonomikë. Ndërkohë, qershori është muaji i......

Produktet e shportës në Evropë - Cilat qytete kanë çmimet më të larta?
Çmimet e shportës reflektojnë pabarazi të konsiderueshme në të gjitha qytetet evropiane, madje edhe midis atyre në të njëjtin shtet. "Indeksi i Shportës" i......

Grekët, deri në 13 orë punë në ditë tek një punëdhënës - Ligji i ri shton fleksibilitetin dhe ofron mundësi për paga më të larta
Duke nisur nga vjeshta, pas miratimit të projektligjit të ri të punës në Greqi, puna në sektorin privat prej 13 orësh në ditë mund të zbatohet tek një......

Trump “ndëshkon” Kanadanë me tarifa 35% - SHBA njofton taksa nga 10% në 40% për shumë partnerë globalë
Shtëpia e Bardhë vijoi me planin e Presidentit Trump për të ripërcaktuar peizazhin tregtar global, duke publikuar tarifa të reja të autorizuara zyrtarisht me......

3 miliardë lekë për kreditimin e bujqësisë/ Qeveria miraton skemën e re të garancisë shtetërore
Në një mbledhje që ka prodhuar dhjetra vendime të rëndësishme, Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe vënien në dispozicion të një fondi prej 3 miliardë lekësh......