Sa kushton të certifikohesh për në Europë? - Pilku: Standardet e prodhimit dhe të përpunimit, një nga sifdat e BE

Standardet e prodhimit dhe të përpunimit po bëhen gjithnjë e më vendimtare për bizneset bujqësore që synojnë tregun europian.
Certifikimi i produkteve konsiderohet një nga kushtet bazë për eksport dhe për rritjen e konkurrueshmërisë. Sipas ekspertëve të fushës, procesi i certifikimit ndahet në disa kategori, duke nisur nga kërkesat minimale, deri te standardet ndërkombëtare që hapin dyert e tregjeve me vlerë më të lartë.
“Tashmë satandardet e prodhimit dhe të përpunimit, është një nga sfidat e integrimit europian. Pra certifikimet ndahen në dy kategori, certifikime që lidhen me prodhimin primar bujqësor, që kryesisht fermerët duhet të jenë të pajisur me certifikatën Fitosanitare, që është minimalistja që kërkon Bashkimi Europian, ndërkohë që për të përfituar nga tregjet e mira, nga tregjet me një vlerë të shtuar, është automatikisht, e detyrueshme të kesh certfikimin GLOBAL G.A.P dhe BRCGS,” thotë Ilir Pilku. Konsulent.
Por sa i kushton një biznesi certifikimi për të konkurruar në tregun europian?
“Nëse flasim për bizneset bujqësore prodhuese, minimalisht duhet të kenë certifikatën fitosanitare, sepse ofrohet pa pagesë nga ministria e Bujqësisë nëpërmjet drejtorive rajonale, ndërkohë që ajo certifikatë, ose standard që ata duhet të plotësojnë për të penetruar në supermarketet dhe në tregjet më të mira elitare, është GLOBAL GAP dhe BRC, që të dyja shkojnë në një paketë. Kanë një kosto relativisht rreth 3500-4000euro, për njësubjekt dhe është një vjeçar ku mund të përfshihen të gjitha kulturat që ato kultivojnë.”
Ky investim që sipas specialistëve, kthehet në mundësi konkrete për zgjerim në tregjet europiane dhe rritje të vlerës së produktit.
Qendrat e të dhënave në Shqipëri - Sfida për energjinë elektrike, nga rritja e kapaciteteve prodhuese te investimet në rrjet
Teksa një kompani izraelite synon të ndërtojë qendrën e parë të të dhënave në Shqipëri, vëmendja për këtë investim përqëndrohet edhe te energjia elektrike.......
Punimet në segmentin Librazhd-Përrenjas/ ARRSH: Tashmë qarkullimi kryhet normalisht
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë përfunduar punimet në segmentin Librazhd-Përrenjas, në fshatin Dragostunjë, ku tashmë qarkullimi kryhet......
Harta e kursimeve bankare në Shqipëri - Tirana “pa rival”, mban gati gjysmën e depozitave kombëtare në 2025. Durrësi, i dyti
Tirana vijon të kryesojë bindshëm listën e qarqeve me nivelin më të lartë të kursimeve bankare, ndërsa Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça mbeten ndër qarqet......
Qeveria miraton amnistinë penale - 447 persona lirohen menjëherë nga burgu. Ulet dënimi për 853 të dënuar
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për amnistinë penale, që parashikon lirim të menjëhershëm nga burgu për 447 persona dhe ulje......
Të huajt, kërcënim për punësimin vendas? Sipas SecuriMeter, 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar nga punonjësit nga jashtë
Vitet e fundit, edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor ka parë një prani të shtuar të të huajve, kryesisht për arsye punësimi, por edhe për qëllime të tjera në......
Vetëm 33% e kompanive, të informuara për reformat - Ku duhet të kërkojnë “ndihmë” bizneset shqiptare për t’u përshtatur me BE-në?
“Ministria e Ekonomisë është angazhuar në mënyrë aktive, me planin e sensibilizimit dhe të informimit të bizneseve lidhur me procesin dhe lidhur me çfarë......
Cili qark merr më shumë “borxh”? Kredia, konsumi ecën më shpejt se banesat. Elbasani shënoi rritjen më të lartë
Huatë për individët në Shqipëri shënuan një rritje të fortë në fund të tremujorit të katërt të vitit 2025, duke arritur në 371.2 miliardë lekë, ose 19.9% më......
Ibrahimaj në Katar – Në fokus bashkëpunimi ekonomik, investimet dhe nxitja e inovacionit mes dy vendeve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila zhvilloi një vizitë zyrtare në Katar, u takua me Kryeministrin dhe Ministër i Punëve të......


