Shqipëria Postuar më 11 Janar 2025, 12:12

Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat? - Numbeo: Shqipëria ndër vendet më të lira në rajon

Nga Hamit Yzeiraj

Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat? - Numbeo:

Në Shqipëri, regjistrimi i fëmijës në arsimin fillor në sektorin privat u kushton prindërve mesatarisht rreth 210 euro në muaj, ose rreth 2520 euro në vit.

Këto të dhëna janë siguruar nga një studim i faqes së të dhënave Numbeo, i cili ofron një pasqyrë të kostove të jetesës në vende të ndryshme.

Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria renditet ndër shtetet më të lirat për arsimin fillor privat.

Kosova mban vendin e parë për koston më të ulët, me një tarifë mujore mesatare prej 137 eurosh.

Në anën tjetër të spektrit, Serbia rezulton vendi më i shtrenjtë, me kosto mujore prej 315 eurosh.

Pas saj vijnë Maqedonia e Veriut me 279 euro dhe Mali i Zi me 275 euro në muaj.

Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i kopshteve private në Shqipëri përllogaritet në 28,864, duke reflektuar interes të lartë të prindërve për arsimimin privat që ofron një alternativë ndaj sektorit publik.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat