Sa kushton projekti i këmbësorëve në ish-Bllok? - Pashako: Eleminohen parkimet, korsitë vazhdojnë siç janë
Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh. Tv Scan zbardh projektin ku janë detajuar ndryshimet e zonës.
Nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Frida Pashako tha për Scan Tv, se të treja rrugët paralele me Lanën, Ismail Qemali, Pjetër Bogdani dhe Brigada VIII, do të shndërrohen në zonë pedonale, por me një trafik të limituar.
“Korsitë do vazhdojnë me një drejtim siç janë. Me një trafik të limituar. Nuk do të kemi direfrencë midis trotuarit dhe karrexhatës. Do jemi në një kuotë, është në të njëjtin nivel. Eleminohet parkimi, kjo është ajo që bëhet.”
Minimizimi i qarkullimit të makinave duket se është vazhdimësia e projekteve në Tiranë. Cilat janë parashikimet për projektet e së ardhmes?
“Kemi një vazhdimësi nga Sheshi Skënderbej, drejt sheshit Avni Rustemi, ku do kemi rikualifikimin e fasadave të dy anëve të rrugës. Rikualifikimin e dy anëve të trotuarëve dhe do arrijmë te sheshi Avni Rustemi që do ketë dhe një parkim nëntokësor, sepse është një element tjetër i rëndësishëm. Kemi menduar që qëndra e sheshit “Nënë Tereza”, të mbajë këtë lloj stalacioni i cili do jetë bërë me module drruri, të cilat do ofrojnë gjelbërim hapësira për familjet, për të luajtur ose dhe për të lexuar. Automatikisht do sjelli edhe një modifikim të qarkullimit. Do kemi gjithmonë makina por me një lloj shpejtësie më të ulët. Gjithmonë do kufizojmë hapësirën, nuk do eliminohet prania e makinë, por kufizohet dhe politika është që t’i jepet prioritet këmbësorëve.”
Por eleminimi i zonave të parkimit mbetet shqetësim për rezidentët, çfarë ka menduar Bashkia si zgjidhje e këtij problemi?
“Parkime të reja po bëhen në qytet, nëntokësore. Si sheshi Avni Rustemi. E gjitha hapësira e sheshit do jetë nëntokë me dy kate dhe do mbajë një numër të lartë makinash. Gjithashtu po projektohet në këto momente që flasim dhe shumë shpejt do jetë gati për prokurim, edhe parkimi nëntokësor te hyrja e gardës, ku sot ne kemi një parkim me dy kate. Në atë rast do ofrojmë dhe parkim për autobusët e turistëve.”
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

OpenAI prezanton GPT-4.5 Modeli i ri gjuhësor ofron përmirësime në saktësinë e informacionit
OpenAI prezantoi versionin paraprak të kërkimit të GPT-4.5, një model gjuhësor të gjerë për qëllime të përgjithshme. Fillimisht do të jetë i hapur për......

Si oreksi i Amerikës për arin po 'thith' rezervat e shufrave nga vendet e tjera?!
Kërkesa e fortë e SHBA-së për ar po "thith" shufra ari ose argjendi nga disa vende ndërkohë që tregtarët po përpiqen ta grumbullojnë atë përpara se tarifat e......

Britania, 37% më pak viza pune në 2024 - Kufizimet e emigracionit ndikojnë në sektorët e shëndetësisë, kujdesit social
Britania e Madhe pësoi një rënie të mprehtë në numrin e vizave të dhëna për punëtorët e huaj në vitin 2024, sipas të dhënave zyrtare. Shumë më pak punonjësve......

Prodhimi i pullave fiskale/ MF: Shoqëria e re nis punën së shpejti!
Ministria e Financave informon përmes një njoftimi për media se prodhimi i pullave fiskale deri më datë 31.12.2024 është kryer nga shoqëria koncesionare......

Rreth 1 miliard euro ndërtime të reja në vitin 2024/ Sipërfaqja e miratuar vlerësohet në gati 2.5 milionë metra katrorë
Sektori i ndërtimit përjetoi një “bum” gjatë vitit të kaluar sipas shifrave më të fundit, ndërkohë që ka qenë një kontribues i rëndësishëm i rritjes......

“Lehtësi për qytetarët dhe bizneset” - Berisha: Paga minimale 500 euro, ajo mesatare 1,200 euro. Ulim çmimin e energjisë
Gjatë një konference për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu rikthye edhe një herë programit ekonomik të kësaj force politike duke përmendur......

Investim në teknologji dhe inovacion - “TEDA Tirana”, marrëveshje me kompaninë izraelite për bankë të dhënash digjitale
Është nënshkruar marrëveshja mes “TEDA Tirana” dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”. Në këtë marrëveshje nënshkruhet një investim i......

18 centrale diellore hynë në prodhim - Rritet pesha e energjisë fotovoltaike, kapaciteti i impianteve të rinj është 255.95 MW
18 centrale fotovoltaike hynë në prodhim gjatë vitit 2024, duke ndikuar në rritjen e energjisë diellore në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti......