Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? - Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa
Një nga bizneset më të përhapura në Shqipëri janë restorantet. Me rritjen e vazhdueshme të turizmit në vend, ky biznes po bëhet gjithnjë e më i frekuentuar.
Por sa kushton mesatarisht një vakt për dy persona në një restorant të klasit të mesëm në Shqipëri? Sipas platformës Numbeo, kjo shifër arrin rreth 47.5 euro, duke e renditur vendin tonë në vendin e 42-të nga 123 vende të marra në shqyrtim.
Në rajon, Shqipëria rezulton të jetë më e shtrenjta për këtë shërbim. Pas nesh vjen Serbia, ku një vakt në një restorant ekonomik kushton rreth 42.6 euro, duke u renditur në vendin e 54-t. Më tej vjen Mali i Zi me një mesatare prej 40 eurosh, në vendin e 60-të.
Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut ofrojnë çmime më të përballueshme, duke u renditur përkatësisht në vendin e 78-të dhe 91-të.
Ndërkohë, Kosova rezulton të jetë vendi më i lirë në rajon për një vakt në një restorant të klasit të mesëm, vetëm 20 euro për dy persona.
Edhe pse Shqipëria është më e shtrenjtë krahasuar me fqinjët, kur e vendosim përballë vendeve të njohura të Europës si Spanja, Franca apo Italia, del që jemi më të lirë. Kjo është një pikë shumë pozitive për turizmin shqiptar, pasi ofron një përvojë cilësore me kosto të përballueshme.
Në kreun e listës për çmime më të larta qëndron Islanda, ku një vakt për dy persona mund të shkojë deri në 124 euro. Pas saj vijnë Zvicra dhe Kameruni.
Ndërsa çmimet më të ulëta i gjejmë në Indi (12.24 €), Pakistan (10.88 €) dhe Bangladesh (10.40 €) – vende ku të ushqyerit jashtë është tepër më ekonomik.

Gjermania ul taksat për korporatat - Qeveria miraton paketën e lehtësimit prej 46 miliardë eurosh
Kabineti gjerman miratoi një paketë të parë lehtësimi tatimor me vlerë 46 miliardë euro për të mbështetur kompanitë dhe për të ringjallur ekonominë e......

Nga komuniteti për komunitetin, qytetarët si policë vullnetarë - Kush mund të bëhet pjesë e strukturës ndihmëse të Policisë së Shtetit?
Është botuar në Fletoren Zyrtare, vendimi për organizimin dhe funksionimin të policimit vullnetar. Të gjithë të interesuarit e moshës 18-65 vjeç, mund të......

Rruga e Liqenit të Thatë do të rehabilitohet - Bashkia Tiranë hap tenderin me fond limit 1.25 mln euro
Aksi rrugor që shkon drejt Liqenit të Thatë pritet t’i nënshtrohet një rehabilitimit tërësor. Bashkia Tiranë ka çelur tenderin me një fond limit prej 122.5......

Lagjet post-komuniste me “zero” emetime, përfitimet - Tranzicioni i Gjelbër, Bejko: Nuk do jetë i lehtë. Ferrero: Kapitulli 27, sfidues
“Kalimi në ndërtesa me zero emetime në lagjet post-komuniste ofron përfitime të konsiderueshme socio-ekonomike dhe mjedisore, duke përfshirë ulje të......

Kartoni Jeshil, sa ndikoi ulja e çmimeve në prime? - AMF: Në janar-prill, të ardhurat nga kjo policë sigurimi u rritën me 17%
Pavarësisht se kemi pasur një ulje të çmimit të Kartonit Jeshil për makinat që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ky ndryshim nuk është......

Çmimet e prodhimit zbuten, importi ngadalëson rënien/ Energjia vijon të jetë faktori kyesor në rritjen e kostove të prodhimit
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues kryesorë, Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit, janë luhatur në drejtime të......

Japonia gjen zgjidhjen për plastikën! - Studiuesit zhvillojnë një material që tretet në ujin e detit
Studiuesit në Japoni kanë zhvilluar një plastikë që tretet në ujin e detit brenda disa orësh, duke ofruar një zgjidhje të mundshme për një nga ndotësit më të......

Midis bregdetit e bjeshkëve, kush viziton më shumë kë? Turizmi mes shqiptarëve, rriten vizitat dhe netët e kaluara në Shqipëri
Shqipëria dhe Kosova janë ndër destinacionet më të preferuara për njëra-tjetrën për pushime, vizita e fundjava të shkurtra. Por kush viziton më shumë dhe për......