Shqipëria Postuar më 26 Nëntor 2025, 10:01

Sa kushton mbrojtja nga përmbytjet? - 115 milionë dollarë në vit për të “shpëtuar” deri në 2031-shin

Nga Elisabeta Dosku

Sa kushton mbrojtja nga përmbytjet? - 115 milionë dollarë në

Fermerët, qytetarët dhe bizneset, edhe këtë vit po përballen me dëme të konsiderueshme ekonomike për shkak të përmbytjeve të shkaktuara në disa bashki të vendit, si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive.

Por sa i kushton Shqipërisë për të përballuar rrezikun që vjen nga përmbytjet dhe ndryshimet klimatike dhe përmbytjet,  nëse do të bënte investimet e nevojshme në këtë drejtim?

Në vitin 2019, qeveria miratoi Strategjisë Kombëtare të Ujitjes dhe Kullimit 2019– 2031 dhe planin e veprimit e cila është ende aktive dhe kishte pikërisht në fokus marrjen e masave konkrete në këtë drejtim për të parandaluar përmbytjet, por mesa duket 7 vite pas, efektet kanë qenë minimale.

Por sa do të kushtonte e gjithë ndërhyra e nevojshme për shmangien e këtij fenomeni që sjellë dëme të pallogaritshme çdo vit për familjet shqiptare dhe sa  e përballon buxheti i shtetit?

Sipas vlerësimit të bërë nga Ministria e Bujqësisë, për një periudhe 10-13 vjeçare, ku llogaritja është bërë që nga viti 2019, kostoja totale për rehabilitimin dhe modernizimin e infrastrukturës së ujitjes, infrastrukturës së kullimit, digave të rezervuarëve të ujitjes dhe objekteve të mbrojtjes nga përmbytja, është rreth 717 milionë USD.

Nga ky total 253.6 milionë USD, vlerësohet rehabilitimi dhe modernizimi i infrastrukturës së ujitjes për të mundësuar ujitjen në sipërfaqen potencialisht të ujitshme prej 360 mijë ha; 56.5 milionë USD rikthimi i infrastrukturës së kullimit në parametra optimal në sipërfaqen potencialisht të kalueshme prej 280 mijë ha; 130.2 milionë USD rehabilitimi i 410 digave (ose rreth 65% e numrit të përgjithshëm) për rritjen e sigurisë së tyre dhe garantimin e burimeve ujore për skemat ekzistuese; 276.8 milionë USD rritje e sigurisë së mbrojtjes nga përmbytja lumore dhe detare, nëpërmjet rehabilitimit/ rikonstruksionit të argjinaturave ekzistuese dhe ndërtimit të strukturave reja.

Ndërkohë që duke zbritur investimet që janë bërë deri më tani, që llogariten rnë mesatarisht 30 milionë dollarë në vit, Shqipërisë ende i duhen afro 700 milionë dollarë për të sistemuar këtë problematikë.

Kjo do të thotë se nëse do të mbulohej nga buxheti i shtetit, do të duhej që të vendoseshin në dispozicion  mesatarisht afro 115 milionë dollarë në vit deri në 2031-shin me qëllim zgjidhjen e këtij problemi, ndërkohë që fondet vjetore të akorduara për këtë zë në buxhet mbulojnë vetëm 30 për qind e nevojës për tu investuar, e cila fokusohet kryesisht në investime në argjinatura lumore, kanale kullimi dhe mirëmbajtje.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat