Shqipëria Postuar më 25 Shtator 2025, 09:37

Sa këmbehen sot valutat kryesore? – Paundi britanik në rritje!

Nga Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore? – Paundi britanik në rritje!

Dollari amerikan duket i qëndrueshëm këtë mëngjes pasi në raport me një ditë më parë nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës duke u blerë sot me 82 lekë dhe duke u shitur me 83.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë këtë të enjte me 96.4 lekë dhe është shitur me 97.2 lekë duke mos pësuar lëvizje të konsiderueshme të vlerës nga dje.

Franga zvicerane gjithashtu duket e qëndrueshme mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë me 102.7 lekë dhe është shitur me 103.9 lekë.

Paundi britanik ndërkaq ka regjistruar rritje të vlerës këtë të enjte duke u blerë sot në raport me ditën që lamë pas me 110 lekë dhe duke u shitur me 111.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat