Shqipëria Postuar më 13 Janar 2026, 10:04

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në rritje duke fituar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq duket e qëndrueshme këtë mëngjes pasi nuk ka pësuar lëvizje të konsiderueshme nga dita e hënë duke u blerë sot me 96.1 lekë dhe duke u shitur me 96.9 lekë.

Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 103 lekë dhe është shitur me 104 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik edhe ai ka shënuar një rritje të vlerës mëngjesin e kësaj të marte pasi në raport me ditën që lamë pas është blerë sot me 110.6 lekë dhe është shitur me 111.6 lekë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat