Shqipëria Postuar më 23 Dhjetor 2025, 10:06

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka vijuar edhe sot rënien duke humbur sërish pikë sikurse edhe një ditë më parë teksa është blerë këtë të martë me 81.4 lekë dhe është shitur me 82.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane është blerë këtë mëngjes me 96 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë me luhatje shumë të lehtë të vlerës nga dita e djeshme.

Franga zvicerane ka pasur një rritje jo të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 102.8 lekë dhe duke u shitur me 104 lekë në raport me ditën e hënë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar rritje nga dita që lamë pas duke u blerë këtë mëngjes me 109.4 lekë dhe duke u shitur me 110.7 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat