Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2025, 10:06

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie edhe pse nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 83.4 lekë dhe është shitur me 84.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë mëngjesin e sotëm me 97.2 lekë dhe është shitur me 97.9 lekë duke regjistruar kështu një rënie të lehtë të kuotës nga një ditë më parë.

Franga zvicerane ka shënuar rritje të vlerës këtë të enjte duke u blerë sot me 103.8 lekë dhe duke u shitur me 105 lekë në raport me ditën e mërkurë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik është blerë sot me 111.8 lekë dhe është shitur me 113.2 lekë duke pasur një rritje të vlerës nga dita që lamë pas.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat