Shqipëria Postuar më 25 Qershor 2026, 11:02

Sa këmbehen sot valutat kryesore? – Dobësohet Dollari amerikan. Paundi britanik fiton pikë

Nga Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore? – Dobësohet Dollari amerikan.

Dollari amerikan pas rritjes së vazhdueshme që regjistroi përgjatë kësaj jave ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 82.3 lekë dhe duke u shitur me 83.3 lekë në raport me ditën e djeshme.

Monedha europiane ndërkaq vijon edhe këtë të enjte të mos ketë luhatje të ndjeshme të vlerës pasi sipas kursit të këmbimit lokal është blerë këtë të enjte me 93.8 lekë dhe është shitur me 94.6 lekë në raport me një ditë më parë.

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka shënuar lëvizje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e kësaj të enjte teksa është blerë sot me 101.5 lekë dhe është shitur me 102.5 lekë në raport me ditën që lamë pas.

Paundi britanik sakaq është forcuar duke regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë krahasuar me ditën e mërkurë me 108.6 lekë dhe është shitur me 109.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat