Sa karburant konsumuan shqiptarët në 2025-ën? - U zhdoganuan 741 mijë ton. Rritet importi i kafesë dhe cigares, bie birra

Importi i karburanteve ka arritur në nivele rekord gjatë vitit 2025, ku janë zhdoganuar në total rreth 741 mijë ton, shifër kjo më e larta e arritur në 5 vitet e fundit.
Karburanti është ndër produktet e akcizës i cili po njeh konsum të lartë dhe si rrjedhojë import në rritje të vazhdueshme dhe kjo përtej faktit se është rritur edhe importi i automjeteve elektrike si për përdorim personal ashtu edhe nga bizneset.
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë gjatë vitit 2025 janë zhdoganuar 740,8 mijë ton karburant, me një rritje të konsiderueshme në raport me vitin 2024, ku importet regjistroheshin në afro 657,5 mijë ton, duke u rritur kështu me 83.3 mijë ton. Nëse do ta krahasonim me vitin 2021, rritja është me afro 130 ton. Ky konsum është ndikuar nga fluksi i turizmit në vend, çka sjellë qarkullim më të lartë me automjete, por edhe lëvizjet që bëjnë vetë qytetarët shqiptarë duke u përpjekur të shfrytëzojnë fundjavat apo pushimet.
Nga ana tjetër, gjatë 2025 është rritur ndjeshëm edhe sasia e kafesë së importuar dhe konsumuar, regjistruar në 10,259 ton duke e bërë atë shifrën më të lartë në 5 vitet fundit. Në raport me vitin 2024, rritja është 1578 ton.
E njëjta tendencë ka qenë edhe me cigaren. Gjatë vitit 2025 janë importuar 3,636 ton cigare, duke regjistruar sasinë më të lartë në harkun e 5 viteve. Shifrat tregojnë se qytetarët shqiptarë nuk po heqin dorë nga duhani pavarësisht se çdo vit çmimet e paketave po rriten në mënyrë të ndjeshme dhe po ashtu pesha në shpenzimet e tyre direkte vjetore.
Sa i takon birrës, është i vetmi produkt ndër mallrat e akcizës që ka pësuar rënie të importit në 2025, krahasuar me një vit më parë, ku kanë shkuar për konsum 56.6 mijë tonë nga 59.3 mijë ton të importuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë në raport me vitet e mëparshme importi i këtij produkti ka rezultuar në rritje.
Të ardhurat totale nga akcizat, për periudhën Janar-Dhjetor 2025, janë realizuar në shumën 69.6 miliardë lekë, 6.2 miliardë lekë ose 9.7 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024. Këto tregues pasqyrojnë aktivitet më të lartë ekonomik dhe konsum më të gjerë në treg.
Çmim i favorshëm energjie për ujësjellësit - ERE miraton tarifat që do aplikohen gjatë vitit 2026, synohet ulja e stokut të borxheve
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet me të cilët do ta paguajnë energjinë elektrike ujësjellësit që furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së......
Kosova frenon rritjen e çmimit të karburanteve - Ministrja e Tregtisë: Synojmë mbrojtjen e konsumatorëve
Ministrja e Tregtisë në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të......
Kuvendi votëbeson ministrat e rinj - Ndryshimet në qeveri, 4 figura të reja hyjnë në kabinet
Kuvendi i Shqipërisë ka votëbesuar ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe të dekretuar nga Presidenti i Republikës, në kuadër të......
Mallrat e importit kushtuan më lirë/ Në 2025-ën, ranë çmimet e produkteve energjetike dhe ato industriale
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti në 107.4 (me vit bazë......
Mblidhet Këshilli Mbikëqyrës i BSH, shqyrtohet shpërndarja e fitimit, miratohet raporti vjetor
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e parë pas më shumë se dy muajsh, me zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga Kuvendi i......
Dëgjesë në Komisioni i Ekonomisë, eksportuesit kërkojnë mbrojtje nga pasojat e kursit të këmbimit
Me kërkesë të shoqatës Proeksport Albania dhe me mbështetjen e disa deputetëve të djathtë dhe të majtë në Komisionin e Ekonomisë është zhvilluar një......
Ministria e Jashtme për shqiptarët në Iran: Lidhuni menjëherë me ambasadën në Ankara
Ministria e jashtme u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që gjenden ende në Iran që të lidhen menjëherë me ambasadën tonë në Ankara. Për këtë qëllim ministra ka......
Fuqia punëtore e qeverisë amerikane ka rënë me 12% që nga shtatori 2024
Fuqia punëtore civile e qeverisë amerikane u tkurr me 12% midis shtatorit 2024 dhe janarit 2026, sipas të dhënave qeveritare të publikuara të mërkurën, duke......


