Sa ka arritur numri i Votës së Diasporës në KQZ? - Emigrantët e Greqisë duhet të dërgojnë zarfet zgjedhore deri në datë 6 maj
Numri i zgjedhësve nga jashtë është 245 935 në total, e kësisoj, po po aq janë dërguar zarfe, ndërsa janë marrë nga zgjedhësit 221653 zarfe, dhe kanë mbërritur në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve 144783 zarfe. Por si paraqitet situata e kthimit të zarfeve zgjedhor nga shtetet e botës nga ku kanë otuar emigrantët shqiptarë?
Referuar të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, nga 91216 zgjedhës të miratuar në Itali, deri në orët e mesditës së 5 majit, kanë mbërritur 63220 zarfe, ose 25.7%. Në Gjermani janë 25491 zgjedhës të miratuar, edhe kanë mbërritur në KQZ 18193 zarfe zgjedhore.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 20646 zgjedhës të miratuar, kanë mbërritur 14427 zarfe zgjedhore në KQZ.
Por, një diferencë e madhe shihet në shifrat e zarfeve zgjedhore të Greqisë, nga numri i zgjedhësve të miratuar i cili është 68380 në total, dhe numrit të zarfeve të mbërritura i cili është 23640 deri më tani.
Ndërkohë, referuar njoftimeve të fundit, për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, por jo në ishuj, nga kjo e hënë, deri të premten, datë 9 maj, pikat e shërbimit postar të DHL, do të funksionojnë me orar të zgjatur. Sipas njoftimit, për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në ishujt e Greqisë, për shkak të pamundësisë së kompanisë për të transportuar me avionë në kohë dërgesën përtej 24 orëve ttë ardhshme, data përfundimtare për të kthyer zarfet në pikat e shërbimit postar të DHL, SPEEDEX ose Courier Center, është dita e martë 6 maj, në mënyrë që të sigurohet kthimi i tyre drejt Shqipërisë brenda afatit.
Sondazh

NJË MUNDËSI E RE PËR BIZNESET SHQIPTARE PËR T’U ZGJERUAR NË NJË RRJET RAJONAL
Më 6 maj, Tirana mirëpret një nga misionet tregtare më të rëndësishme të vitit, me pjesëmarrjen e kompanive lider nga Turqia për t’u takuar drejtpërdrejt me......

Tarifat e Trump “kërcënojnë” industrinë italiane të verës - Të ardhurat vendase mund të bien me mbi 320 milionë euro në vit
Tarifat amerikane kanë hedhur një hije dyshimi mbi industrinë italiane të verës. Eksportuesit vendas bëjnë thirrje për veprime të shpejta nga qeveria......

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë- Aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit, me njoftim të rëndësishëm
Në datën 16 maj në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku pritet të marrin pjesë krerët e shteteve nga shumë vende të Bashkimit......

230 mln lekë për tunelin e Llogarasë - ARRSH shpall kompaninë që do jetë përgjegjëse për sigurinë dhe mirëmbajtjen
Me një ofertë prej rreth 230 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për mirëmbajtjen e tunelit të Llogarasë në 4 vitet e......

Trump, në mbrojtje të Hollivudit - Njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi një tarifë 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së, duke thënë se industria vendase e filmit po......

Rritet konsumi i karburantit dhe kafesë - Mallrat e akcizës, zhdoganohen më pak cigare
Qytetarët shqiptarë dhe turistë e huaj e kanë nisur këtë vit me rritje të konsumit karburantit dhe mallrave të tjerë të akcizës. Deri në muajin Mars 2025......

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit - 3-mujori/ Mblidhen 168 milionë euro më shumë. TAP rritje me 35.7%
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah se krahasuar......

Në tre muaj, 223 ankesa për tenderët - Buxheti i shtetit përfitoi 13.4 milionë lekë nga tarifa financiare
Në tre muajt e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 223 ankesa nga operatorët ekonomikë. Ndërkohë, që në mars, janë......