Sa janë detyrimet e bankave ndaj borxhit të jashtëm? - BSH: Rreth 46% zotërohet nga qeveria. Ato në obligacione pësuan rënie
Rreth 46% e borxhit të jashtëm të Shqipërisë zotërohet nga qeveria, ndërkohë që pjesa e mbetur paraqitet e shpërndarë midis sektorëve të tjerë, bankave të nivelit të dytë dhe Bankës Qendrore. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se nga 10.1 miliardë euro që është aktualisht borxhi i jashtëm i vendit tonë, gati 4.6 miliardë euro rezultojnë detyrime të qeverisë.
Në fund të muajit dhjetor, detyrimet e qeverisë për sa i përket borxhit të jashtëm janë në instrumente afatgjata, të tilla si hua, obligacione dhe dëftesa. Borxhi i jashtëm i qeverisë u rrit me 139 milionë euro në përfundim të tremujorit të katërt të 2024-ës, ku detyrimet e borxhit në formën e huave afatgjata u zgjeruan me 86 milionë euro dhe ato në formën e obligacioneve ranë me 41 milionë euro.
Nga ana tjetër, bankat e nivelit të dytë zotërojnë rreth 20.4% të borxhit të jashtëm, autoriteti monetar, pra Banka e Shqipërisë zotëron vetëm 2.2% dhe kategoria e sektorëve të tjerë rreth 31.6%. Detyrimet e Bankës së Shqipërisë ndaj borxhit të jashtëm shënohen në 227 milionë euro, me rritje 7 milionë euro, dhe kjo kryesisht për shkak të kursit të këmbimit.
Ndërkohë, detyrimet ndaj borxhit të jashtëm nga institucione financiare si bankat tregtare, apo shoqëritë e kursim-kreditit, janë regjistruar në 2 miliardë euro, shifër kjo në rritje referuar fundit të tremujorit të katërt 2023. Në masën më të madhe, pra 73% e totalit të detyrimeve të këtij sektori është në maturitetin afatgjatë në formën e monedhave dhe depozitave.
Gjatë tremujorit të katërt 2024, borxhi i jashtëm i sektorëve të tjerë u zgjerua me 27 milionë euro në nivelin 3,186 milionë euro. Lëvizjet kryesore reflektojnë efektin e agreguar të rënies së detyrimeve të borxhit mes kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt si investime direkte - hua ndërkompani, si dhe rënies së detyrimeve në formën e kredive tregtare dhe paradhënieve.
Sondazh

“Real estate” kryeson investimet e huaja/ Por, transporti dhe akomodimi shënojnë rritjen më të lartë vjetore
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja direkte tregojnë se, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” kanë marrë vendin e......

Trump vendos tarifa 25% për importet e makinave në SHBA!
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se do të vendoste tarifa 25% në importet e makinave, një veprim që udhëheqësi amerikan pretendon se do të......

Rama: Rrisim pagën minimale 500 euro. Hyn në fuqi në janar 2026!
Kryeministri vendit, Edi Rama gjatë pyetje/përgjigjeve me qytetarët në rubrikën e tij “Sy m’Sy” në platformat sociale, njoftoi se paga minimale do të rritet......

Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart!
Kryeministri vendit Edi Rama deklaroi sot gjatë rubrikës së tij “Sy m’Sy”, se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart. Ai u shpreh......

Rritje e valutave kryesore – Forcohen Dollari, Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka pasur edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës pasi është blerë me 91.3 lekë dhe është shitur me 92.5 lekë në raport me një ditë......

“Gatishmëria 2030”, planet e Evropës për riarmatimin - Sektori i mbrojtjes i Evropës ofron rreth 600,000 vende pune
Bashkimi Evropian është angazhuar për të forcuar kapacitetet evropiane të mbrojtjes. Propozimi i Komisionit Evropian, i emërtuar fillimisht “Riarmatosja e......

Begaj me Guvernatorin austriak: Mundësi bashkëpunimi në ekonomi, hoteleri e turizëm
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u prit sot në një takim nga Guvernatori i Austrisë së Epërme, Thomas Stelzer, në kryeqytetin Linz, një nga......

“Ulja e çmimit të energjisë ndikoi inflacionin”- Ekonomia, Sejko: Në trajektore pozitive zhvillimi, por lufta tregtare mund ta dëmtojnë
Ulja e çmimit të energjisë me 10.5% për konsumatorët familjarë është një nga faktorët që ka ndikuar në rënien e inflacionit në 2 muajt e parë të vitit. Në......