Sa investuan shqiptarët në tituj qeveritarë? - 61% e vëllimit të tregut sekondar dominohet nga obligacione
Gati 61% e vëllimit të tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse në nëntëmujorin e parë të vitit, dominohet nga transaksionet në obligacione, ndërsa bonot e thesarit përbëjnë vetëm 39%. Pavarësisht se obligacionet kanë më tepër volum, parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 83.94% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse janë të kryera në bono thesari.
Investitorët individualë, pra vetë qytetarët ka qenë më aktivët në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse. Të dhënat zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se rreth 98.16% e të gjithë transaksioneve në këtë treg dominohet nga investitorët individualë.
Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere ka pasur një rritje prej 3.6 miliardë lekësh ose 98.98% krahasuar me periudhën janar-shtator 2023. Ndërkohë, numri i transaksioneve është ulur në masën 7.59%. Nga ana tjetër, blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori, ka pasur një ulje prej 423 milionë lekë ose 17.13%. Numri i transaksioneve është ulur me 17.40% vlerësuar me nëntëmujorin e vitit të kaluar.
Bonot e thesarit janë letra me vlerë afatshkurtra të cilat maturojnë (përfundojnë) në më pak se një vit nga data e lëshimit të tyre në treg, ndërsa obligacionet qeveritare janë letra me vlerë afatgjata të cilat maturojnë në afat më të gjatë se një vit. Letrat me vlerë të qeverisë janë një investim relativisht i sigurt, tërheqës për investitorët individualë që kërkojnë kthime të sigurta, veçanërisht në bono thesari dhe obligacione.
Sondazh

Mbyllet për qarkullimin tuneli i Llogarasë - ARRSH: Do të përfundojnë të gjitha punimet e nevojshme
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga dita e sotme 5 nëntor Tuneli i Llogarasë do të mbyllet, me qëllim përfundimin e të gjitha......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes duke u blerë sot me 89.8 lekë dhe duke u shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e......

Si do të ndikonte fitorja e Trump në PBB-në zvicerane? - Rritja e tarifave do të reduktonte prodhimin ekonomik të Zvicrës deri në 1%
Prodhimi ekonomik zviceran mund të reduktohet deri në 1% nëse presidenca e ardhshme e Donald Trump-it do të nxiste një luftë tregtare duke vendosur tarifa më......

A mund të arrijë euro barazinë me dollarin në një presidencë të Trump?
Ekonomistët pajtohen gjerësisht se një fitore e Trump në zgjedhjet në SHBA ka të ngjarë të dobësojë euron kundrejt dollarit. Monedha e vetme tashmë ka rënë......

Prezantohet Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit/ Përcaktohen sektorët e riskut, Pirdeni: Synohet parandalimi dhe ndërgjegjësimi
Është prezantuar këtë të hënë Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin,......

Emiratet e Bashkuara Arabe zotohen të rrisin prodhimin e naftës pavarësisht rënies së çmimeve!
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë hapur samitin e tyre vjetor të naftës dhe gazit me një zotim për të rritur prodhimin e energjisë edhe pse çmimet......

Sa mund ta dëmtojnë ekonominë e Europës tarifat e Trump në rast fitoreje?!
Një fitore e mundshme për Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të sjellë telashe serioze për ekonominë e Europës. Sipas disa......

'Mos udhëtoni nëse nuk është rreptësisht e nevojshme': Kaos në aeroportin e Barcelonës!
Përmbytjet katastrofike vazhdojnë në Spanjë, me aeroportin e Barcelonës dhe rrethinat e fundit të prekura. Në mediat sociale janë shpërndarë video të ujit që......