Shqipëria Postuar më 7 Janar 2025, 11:56

Sa i kanë digjitalizuar bankat shërbimet e kredisë? - Sistemi scoring do të rriste më tepër kreditimin për individët dhe bizneset

Nga Ledina Elezi

Sa i kanë digjitalizuar bankat shërbimet e kredisë? - Sistemi

Shërbimet e kredisë në banka dhe institucionet financiare jobanka, rezultojnë pjesërisht të digjitalizuara. Sipas një vrojtimi të realizuar nga Këshilli i Investimeve, institucionet financiare kanë një përdorim të moderuar të digjitalizimit për dhënien e kredive.

Për bankat, përdorimi i mjeteve digjitale ka pak ndikim në rritjen e kreditimit. Ato janë shprehur se aplikimi i scoring, pra i një sistemi digjital që vlerëson aftësinë kreditore dhe përcakton mundësinë e mospagimit të detyrimeve të kredisë nga individi, apo biznesi, do të rriste kreditimin e bankave.

Digjitalizimi është pranuar gjerësisht nga bizneset, ku 8 nga 10 kompani (81%) raportojnë përdorimin e shërbimeve bankare digjitale, si të lehta ose shumë të lehta për t’u përdorur. Mbështetja dhe edukimi më i mirë i klientit mund të rrisë më tej përdorimin. Për më tepër, 55% e kompanive besojnë se digjitalizimi ka përmirësuar ndjeshëm marrëdhëniet e tyre me sektorin bankar, duke çuar në rritjen e efikasitetit dhe akses më të shpejtë në shërbimet bankare.

Ndërsa kompanitë e shohin atë si një faktor kyç në përmirësimin e efikasitetit, shumë banka mbeten të kujdesshme, duke treguar nevojën për një harmonizim më të madh midis nevojave të biznesit dhe strategjive digjitale të institucioneve financiare.

Nga ana tjetër, institucionet e mikrofinancës mbeten neutrale përsa i përket ndikimit të digjitalizimit në rritjen e kreditimit. Edhe përdorimi i shërbimeve digjitale është i ulët nga ana e tyre, me një përdorim të teknologjisë vetëm në procesin e aplikimit për kredi, pra nëpërmjet aplikimit online, apo përdorimit të tabletave nga stafi. Teknologjia përdoret gjithashtu në vlerësimin e kredisë nëpërmjet aksesit të shpejtë të informacionit dhe ndërtimit të sistemeve të pikëzimit.

Si bankat, ashtu edhe institucionet financiare jo banka, synojnë që të digjitalizojnë më shumë shërbime të lidhura me kreditimin në të ardhmen.



Sondazh

Poll
Shqipëria 7 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat e huaja?

Dollari amerikan ka regjistruar ulje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 93.6 lekë dhe është shitur me 94.6 lekë në raport me dje. Sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat