Sa goditje përjetoi kursi i këmbimit në 2024? - FMN: Madhësia e ndërhyrjeve në tregun valutor, sa 2.6% e PBB
Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron Shqipërisë që për të stabilizuar kursin e këmbimit dhe mbajtjen nën kontroll të inflacionit përmes këtij të fundit, Banka Qendore të mos mbështetet vetëm në ndërhyrjet në tregun valutor, por të luhet me politikën e normave të interesit.
Në një dokument të publikuar së fundmi, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e cilëson Shqipërinë si një ekonomi të vogël të hapur të tregut, në zhvillim, me një regjim të lirë të kursit të këmbimit, i cili ka në shënjestër mbajtjen nën kontroll të inflacionit. Si rezultat i performancës së fortë makroekonomike dhe bumit turistik, leku ka qenë në një prirje të qëndrueshme mbiçmimi ndaj euros. Për të frenuar presionet mbiçmuese, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun valutor, ku madhësia e ndërhyrjeve gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2024 arriti në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nominal të vitit 2023, pothuajse sa trefishi i shumës së së njëjtës periudhë të vitit 2023.
Sipas FMN-së, përqindja e kredive të pambrojtura nga kursi i këmbimit kanë rënë nga 50% e totalit të kredive që ishte në 2014, në rreth 25% në 2024. Pavarësisht kësaj rënie, Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se sektori i pasurive të paluajtshme vazhdon të paraqesë rrezik, duke bërë thirrje edhe një herë për frenimin e kredive që jepen për pasuri të paluajtshme. Ky sektor përbënte dy të tretat e huave të pambrojtura nga kursi i këmbimit në 2024.
Fondi Monetar Ndërkombëtar nënvizon se kursi i këmbimit përjeton dy lloje goditjesh, një goditje themelore nga bumi turistik dhe një goditje jothemelore, për shembull nga prurjet e menjëhershme të parave, si rezultat i ndryshimit të sjelljes së investitorëve.
Ndërsa vlerësimet e fundit sugjerojnë se luhatjet e kursit të këmbimit mund të përçohen në inflacion, pritjet për inflacionin duken të ankoruara mirë. Gjithashtu, FMN shprehet se politika monetare mund të mbështesë një kthim të qëndrueshëm të inflacionit në objektiv, pa qenë e nevojshme ndërhyrja në tregun valutor.
Politika monetare duket të jetë një mjet i përshtatshëm për të zbutur goditjet e kursit të këmbimit nga fluksi turistik. Prandaj, ekziston një rast për lehtësim shtesë të politikës së normave të interesit. Në këtë skenar alternativ, shkurtimet shtesë të normës supozohen për thjeshtësi për të kompensuar mbiçmimin e lekut. Si rezultat, hendeku i prodhimit ngushtohet dhe inflacioni afrohet më afër objektivit, duke shmangur lëvizjet e paqëndrueshme të normave të interesit.
Sondazh

“Stablecoins, më të rrezikshme se tarifat” - Ministri italian thekson nevojën për krijimin e euros digjitale
Politika e Shteteve të Bashkuara mbi monedhat e qëndrueshme apo “stablecoins” u ofron qytetarëve evropianë një metodë tërheqëse pagese për transaksionet......

Deklarimi i pasurisë, mbi 2200 gjoba për zyrtarë të lartë - Në 10 vjet, 594 subjekte deklaruese përfundojnë në Prokurori
Funksionarët e lartë publikë vijojnë të kenë problematika dhe pasaktësi në deklarimin e pasurive të tyre. Në përmbushje të objektivave të veprimtarisë së......

Shtrenjtohet energjia në Kosovë - Zyra e Rregullatorit miraton rritjen mesatare prej 16.1%
Zyra e Rregullatorit për Energjinë në Kosovë ka miratuar tarifat e reja të ndryshueshme, që janë mesatarisht 16.1 për qind më të larta se ato aktuale. Me 5......

Lehtësohen hyrje-daljet në pikat kufitare - Ndryshon Kodi Doganor, procedura më të thjeshta për bizneset
Qeveria ka iniciuar ndryshime ligjore në Kodin Doganor shqiptar, të cilat synojnë qartësimin, plotësimin, saktësimin dhe harmonizimin e disa dispozitave, me......

“Të përjashtohen vendet e varfra nga tarifat reciproke” - OKB: Masat do të shkaktonin demë të mëdha në ekonomitë e tyre
Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit e OKB-së i ka kërkuar SHBA-së të përjashtojë vendet më të varfra dhe më të vogla të botës nga tarifat reciproke. Agjencia......

Kursi i këmbimit/ Rënie e ndjeshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit të djeshëm duke u blerë me 87 lekë dhe duke u shitur me 88.5 lekë sipas kursit të......

Vota e emigrantëve/ KQZ: Mbi 87 mijë zarfe të dërguara në gjashtë shtete deri më tani!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë......

Përfundon aksi Shëngjin-Velipojë/ Rama: Vlerë e shtuar për turizmin në veri të vendit!
Kryeministri Edi Rama përcolli këtë mëngjes një video me pamje nga aksi i ri rrugor, tashmë i përfunduar, Shëngjin-Velipojë, duke e cilësuar atë si një vlerë......