Sa gati është Shqipëria për inteligjencën artificiale? - Beshello: Duhet të ketë edhe një ligj të veçantë të bazuar në aktin e BE
Në 5 vitet e ardhshme, Shqipëria synon që të integrojë inteligjencën artificiale në të gjithë sektorët kryesorë, si qeveri, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe të tjera, për të rritur produktivitetin, inovacionin dhe cilësinë e jetës.
Megjithatë, zhvillimi i kapaciteteve të inteligjencës artificiale shoqërohet me disa kosto, që mund të jenë si financiare, ashtu edhe organizative.
“Kur flasim për kosto, kemi parasysh vetëm kostot financiare, por faktikisht ka edhe kosto organizative ku shteti jonë duhet të fokusohet në tre drejtime, drejtimi i parë duhet të jetë ai i përmirësimit të infrastrukturës digjitale ku duhet të investohet në krijimin e rrjeteve të fuqishme dhe qendrave të të dhënave, gjithashtu një rëndësi të veçantë kanë edhe burimet njerëzore, ku duhet të trajnohen dhe aftësohen specialistë të këtyre fushave. Diçka e rëndësishme është edhe përgatitja e kuadrit ligjor dhe etik për përdorim të sigurt të kësaj infrastrukture të inteligjencës artificiale”, u shpreh specialisti i IT, Erald Beshello.
Në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, vendi ynë duhet të ketë gjithashtu një ligj të veçantë për inteligjencën artificiale, i cili do të rregullojë veprimtarinë në këtë fushë.
“Duke qenë se ne jemi edhe pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, është e domosdoshme që të kemi një ligj për inteligjencën artificiale, i cili duhet të bazohet në aktin evropian për inteligjencën artificiale, ligj që përfshin disa pika kryesore. E para është kategorizimi i këtyre sistemeve në bazë të riskut, risk maksimal, mesatar dhe të ulët, me rregulla të rrepta për ato sisteme të cilat ndikojnë në sigurinë, shëndetin dhe të drejtat e njeriut, pika e dytë lidhet me të dhënat personale dhe sigurinë, pika e tretë lidhet me transparencën, pika e katërt e këtij ligji lidhet me kornizën etike dhe ligjore dhe përgjegjësitë ligjore me abuzuesit në këtë rast dhe pika e pestë lidhet me promovimin e start up-eve”, tha ai.
Sipas Erald Beshellos, inteligjenca artificiale do ta bëjë jetën e njerëzve më të shpejtë, më të lehtë dhe më cilësore, duke ofruar shërbime më të shpejta dhe më të aksesueshme për të gjithë.
“Avantazhet janë të shumta, si rritja e shpejtësisë së shërbimeve dhe efikasitetit të tyre, ulje kostosh dhe rritje produktiviteti në shumë sektorë, shërbime më të avancuara dhe të shpejta në fushën e shëndetësisë, siguri në transport apo krijimin e mundësive të reja në arsim dhe biznes”, u shpreh Beshello.
Ndërkohë, humbja e vendeve të punës për shkak të automatizimit të proceseve në shumë sektorë, përdorimi i gabuar i të dhënave personale, krijimi i pabarazive të reja apo mungesa e kontrollit etik në rast se nuk rregullohet me një ligj të posaçëm, mund të jenë vetëm disa nga rreziqet e zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Sezoni turistik në Velipojë, pushuesit sjellin përvojat e tyre - Kumbaro: Ka ndikuar aksesi i shtuar në plazhe dhe shërbimet publike
Velipoja ka përjetuar këtë vit një sezon shumë të mirë turistik. Shtimi i hapësirave publike dhe menaxhimi i tyre me kujdes ka bërë që pushuesit të kalojnë......

6- mujori, eksportet e fruta-perimeve u rritën me 10% - Ministrja Denaj: Prodhimet Made in Albania, konkurruese në tregjet elitare
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se eksportet bujqësore shqiptare, gjatë periudhës janar-qershor kanë shënuar një rritje......

Rruga Shirokë–Zogaj hap korridorin e ri turistik - Shkodra drejt zhvillimi, Rama: Investim i rëndësishëm
Rruga Shirokë-Zogaj, teksa po merr formë dita-ditës, konsiderohet si një nga investimet strategjike infrastrukturore në veri të Shqipërisë. Ky aks, në......

Kriza e Fed, bankat qendrore po “nuhasin” rrezik - Presioni i Trump mbi Rezervën Federale kërcënon sistemin bankar global
Pavarësia e Rezervës Federale po vihet në pikëpyetje për shkak të ndërhyrjeve politike nga presidenti amerikan Donald Trump. Presioni ndaj drejtuesve të Fed......

“Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm” - Kancelari Merz paralajmëron reforma të thella strukturore
Shteti social gjerman po përballet me sfida të mëdha financiare. Kancelari Merz paralajmëron nevojën për reforma të thella stukturore, ndërsa përballet me......

Pushimet verore “ndezin” konsumin - Rekord në importet e karburanteve, birrës dhe kafesë
Sezoni veror ka shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për të eksploruar Shqipërinë, duke sjellë dhe një rritje rekord të konsumit të......

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë - Cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?
Evropa përballet njëkohësisht me papunësi të lartë dhe mungesë fuqie punëtore. Sipas Eurostat, rreth 13 milionë persona ishin të papunë në BE në maj të këtij......

Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në vend - Rama: Mbështetje e përvitshme për fëmijët dhe familjet e tyre
Ka nisur sot shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale thotë se bëhet......