Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2026, 12:52

Sa fitojnë bankat nga interesat tona? - BSH: Të ardhurat totale neto bashkë me komisionet, më të ulëta se në 2024

Nga Ledina Elezi

Sa fitojnë bankat nga interesat tona? - BSH: Të ardhurat totale neto

E keni menduar ndonjëherë se sa para marrin bankat nga interesat që ne paguajmë për kreditë? Të ardhurat bruto nga interesat gjatë vitit të kaluar ishte 97 miliardë lekë, rreth 3% më i lartë se në 2024.

Duke marrë parasysh që një pjesë të këtij fitimi, bankat i shpenzojnë për të paguar edhe interesat që ne fitojmë nga depozitat, të ardhurat neto janë më të ulëta, vetëm 0.3% më të larta se në 2024.

Bankat i sigurojnë të ardhurat jo vetëm nga interesat, por edhe komisionet, gjobat, investimi në instrumente financiare apo nga pjesëmarrjet në shoqëri të lidhura. Kështu, të ardhurat nga gjobat dhe komisionet e arkëtueshme rezultojnë në 21.8 miliardë, duke kompensuar kështu humbjet nga shpenzimi për interesat e depozitave të qytetarëve dhe bizneseve.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fitimi nga gjobat dhe komisionet që mbajnë bankat kur kryejmë transaksione në arkë dhe jo vetëm, rezulton të jetë rritur me 15.8%.

Po për sa i takon shpenzimeve të tjera?

Ashtu si në çdo institucion dhe biznes, një pjesë e konsiderueshme e fitimit i kushtohet shpenzimeve për personelin, të cilat llogariten në 20 miliardë lekë. Zbritje të tjera janë tatimi mbi fitimin, taksat dhe provigjonet.

Nga këto shifra kuptojmë që të ardhurat më të mëdha të bankave vijnë kryesisht nga interesat e kredive dhe shpenzimet më të larta nga jo interesat.

Megjithatë, duke shtuar të ardhurat e tjera dhe zbritur shpenzimet operative, provigjonet dhe tatimin, fitimi që u mbetet bankave në fund të vitit është 35.6 mld lekë, rreth 4.7% më i ulët se në 2024.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat