Sa fitojnë apartamentet me “Booking”? - Llogaria e kostove për një strukturë akomodimi në Tiranë
Tashmë qiratë afatshkurtra janë kthyer në një biznes të mirëfilltë për shumë individë të cilët marrin me qira afatgjatë struktura të ndryshme dhe më pas i japin me qira ditore, ndërsa një e ardhur ekstra për një segment tjetër qytetarësh të cilët kanë një apartament në pronësi në të cilin nuk banojnë dhe e punojnë atë përmes platformave Booking dhe AirBNB.
Fitimet në këtë rast janë të ndryshme për ata që e kanë si biznes, pasi kostot janë të shpërndara dhe më të ulëta, dhe për ata individë që kanë vetëm një strukturë.
Por cili është raporti i të ardhurave dhe shpenzimeve që ka sot një apartament me qira ditore?
Referuar të dhënave nga agjencitë immobiliare një apartament 1+1 në Tiranë, ka një çmim mesatar prej 45 euro nata dhe rezulton të jetë i zënë në mesatarisht 22 netë në muaj.
Të ardhurat e këtij apartamenti janë 22 netë X 45 euro, mesatarisht 990 euro apo rreth 1000 euro në muaj.
Sa i takon shpenzimeve, për rezervime në rreth 1000 mijë euro, komisioni i “Booking” është rreth 140 euro dhe mbi këtë komision individi paguan edhe 20 % TVSH apo 28 euro duke e çuar detyrimin total ne 168 euro. Kosto tjetër është tatimi mbi të ardhurat nga ky aktivitet në nivelin 15 %, i cili në këtë shembull llogaritet në 150 euro. Ndërkohë në kosto përfshihet dhe pastrimi, i cili varion 25 euro për një shërbim dhe nëse e marrim në bazë qëndrimin tre ditor për turistët, detyrimi arrin në 200 euro, kosto detergjentesh 20 euro në muaj, dhe fatura dritash edhe uji, mesatarisht 70 euro në muaj.
Pra fitimi neto për një apartament i cili presupozohet të jetë i zënë 22 ditë në muaj është 392 euro apo afro një pagë minimale. Por në shpenzime nuk janë përfshirë problematika të ndryshe që mund të ndodhin me mobilet, apo nevojat për riparime. E thënë ndryshe fitimi mujor për këtë njësi, arrin në nivelin e një apartamenti me qiraafatgjatë, i cili nuk kërkon këtë angazhim për të krijuar të ardhura.
Sondazh

Janari sjell Izraelin në hartën e eksporteve shqiptare/ Italia mbetet partneri i parë, Çekia përfshihet po ashtu në “top 10”
Tregtia e jashtme e nisi vitin mbarë sipas shifrave të Janarit të vitit 2025. Eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u rritur me 4.9%, në......

Më pak humbje energjie në rrjet - ERE: Gjatë vitit 2024 niveli arriti në 17.93%. Rriten edhe arkëtimet
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë gjatë vitit të kaluar u regjistrua në 17.93%, ose rreth 1% më pak se viti paraardhës, ku humbjet......

Meta po krijon robotë humanoidë - Të udhëhequra nga “IA”, pajisjet do të ndihmojnë me punët e shtëpisë
Meta Platforms po krijon një divizion të ri brenda njësisë Reality Labs për të zhvilluar robotë humanoidë të fuqizuar nga inteligjenca artificiale që mund të......

“Evropa, në prag të një krize tjetër financiare” - Merz, i shqetësuar për borxhet e larta në vendet e BE-së
Friedrich Merz, kandidati favorit i Gjermanisë për t’u zgjedhur kancelar, u shpreh se është "shumë i shqetësuar" që Bashkimi Evropian po shkon drejt një......

Greqia, satelitë në hapësirë brenda vitit - Objektet do të monitorojnë fatkeqësitë natyrore, aktivitetin bujqësor
Greqia do të nisë mikrosatelitët e saj të parë në fund të vitit 2025, si pjesë e një strategjie kombëtare për të përmirësuar qeverisjen digjitale. Ministri i......

“Panelet diellore ulin faturat e energjisë me 24%”- Studimi bën thirrje për të mbështetur familjet e varfra në Britani
Familjet më të varfra në Britani mund të ulin faturat e energjisë me një të katërtën, nëse panelet diellore do të instaloheshin në çatitë e tyre, sipas......

BE planifikon bllokimin e importeve - Disa produkte ushqimore nuk do të lejohen, për të mbrojtur fermerët vendas
Bashkimi Evropian planifikon të bllokojë importet e disa produkteve ushqimore të prodhuara me standarde të ndryshme, për të mbrojtur fermerët......

Pse po vuan ekonomia gjermane?- Rusia, Kina dhe burokracia, ndër shkaktarët kryesorë
Gjermania nuk ka parë rritje të konsiderueshme ekonomike në pesë vitet e fundit. Është një situatë tronditëse për ekonominë më të madhe të Evropës, e cila......